18,04,2024

Donacion i ri për autoparkun e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Must Read

Mbi 50 mijë euro është vlera e donacionit që punëtoret e autoparkut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, kanë përfituar veshmbathje nga bashkatdhetari Sami Bajrami.

Sami Bajrami nga qyteti i Ferizajt, i cili jeton dhe vepron në Interlaken të Zvicrës, punëtoreve të autoparkut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ju ka dhuruar veshmbathje që janë të dedikuara enkas për vozitësit e autoambulancave. Ai tha se këto veshje janë dhuruara atij nga spitali i Interlaken të Zvicrrës, dhe ai këtë donacion e ka dhuruar në qytetin e tij të lindjes Ferizajn.
“Ky nuk është donacioni im i parë, por as i fundit. Unë kohë më parë kam dhuruar edhe katër aparate të hemolizës e që janë dhuruar spitalit të Gjilanit për trajtimin e pacienteve tanë që kohë më parë kanë kryer hemodializën në qytetin e Gjilanit. Së shpejti qyteti i Ferizajt do ta ketë edhe një donacion nga ana ime”, ka thënë Bajrami.

14801154_10208997771679821_1749212736_n
Nga ana tjetër i pari i shëndetësisë ferizajase Burim Karameta, e ka vlerësuar tejet lartë këtë donacion. Ai falënderoje bashkatdhetarët që vazhdimisht po e ndihmojnë shëndetësinë ferizjase.

“Këta janë punëtore të emergjencës, tani e tutje do të kenë një veshje identifikuese, më dinjitoze të cilat do të bëjnë që të dallojnë nga të tjerët edhe sa i përket mirëmbajtjes së gardërobës së tyre. Unë falënderoj Sami Bajramin dhe vëllain e tij , që janë në qytezën e Interlaken, dhe gjithashtu një falënderim i veçante shkon edhe për shefin e këtij autoparku i cili konkretisht nga korrespodenca e tij, ka arritur të përfitojmë këtë projekt”, ka thënë Karameta.
Ndërsa shefi i autoparkut në QKMF, Agron Zeqiri, tha se punëtoreve i është lehtësuar dukshëm puna e yre me këto veshmbathje.

“Kjo veshje do të na ndihmojë shumë sidomos ne sinjalizimet që ka gjatë natës sepse kanë shirit fosforik dhe na ndihmon në rast të ndonjë aksidenti”, ka thënë Zeqiri.

Drejtues e shëndetësisë ferizajas kanë ndarë edhe mirënjohje për bashkatdhetarët, por edhe drejtues e spitalit të Interlaken, që dhuruan veshmbathjet e tyre. Në autoparkun e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, punojnë rreth 20 punëtore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img