25,04,2024

Domatja mbrojtës i fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës

Must Read

Dy nga tre burra mbi moshën 55 deri 60 vjeç preken nga rritja beninje e prostatës apo hipertrofia beninje e prostatës.

Pasojat e kësaj sëmundje janë: urinimi i shpeshtë gjatë ditës (polakiuria), ndjesi djegie gjatë urinimit (Stranguria), urinimi i shpeshtë gjatë natës (Nikturia).

Të sëmurët shpesh çohen 3 deri 4 herë natën për të urinuar, duke humbur kështu edhe rrjedhën normale të gjumit.

Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet Likopen, që ka një veprim  mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës si dhe gjithashtu mbron nga formimi i tumoreve të ndryshme shkruan Dr. Agon F. Bislimi.

Likopeni pastron organizmin nga radikalet e lira të cilat janë shkaku kryesor i degjenerimit të qelizave.

Ai i rekomandon domatet te të moshuarit, pse jo edhe tek mesoburrat (burrat e moshës së mesme) që mos t’i ndahen domates, edhe po të gatuhet nuk i humbet vlerat, gjithashtu edhe salca e domates është e pasur me këto vlera mbrojtëse të fuqishme.

Por duhet të keni kujdes.

Që domatja të jetë e pasur me antioksidantin e quajtur Likopen duhet të zgjidhni domate të pjekura mirë dhe me ngjyrë të kuqe.

Evitoni ato që janë jeshile apo të gjelbërta nga brenda./Dr. Agon F. Bislimi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img