23,04,2024

Do ju zënë hallet e hallexhinjve

Must Read

 

Shkruan: Shkelzen Marevci

Miq, kjo prozë poetike përshkruan realitetin e hidhur në vendin tonë.

Do ju zënë hallet e hallexhinjve

Që kur mbaj mend njëlloj keni qenë
Ju njohë mirë, mirë ju njoh
Ju vetëm në kohë interesash jeni më ndryshe
Ndryshe bëheni ngase e doni aq shumë atë dreq karrige
Pastaj prapë njëlloj bëheni
Si s’keni pak turp, ore fare pak them
aq sa të skuqeni sadopak për bëmat që bëni
Si s’mendoni fare për popullin e mjerë
Për popullin që ju besoi e bëri aq sa mundi për ju
Bëri aq sa më nuk ka ç’të bëj
Ore fare pak të mendoni për ta
Njëherë të vetme solidarizohuni me hallet e tyre
Po për ata që ranë për liri nuk mendoni ju?
Nuk trembeni fare nga mallkimi i tyre
Nuk mendoni që një ditë do t’ju zë gjaku i tyre
Gjaku i cili ujiti këtë liri që e kthyet në robëri, po, po, robëri thash
Po për ata që vuajtën nëpër burgje
e për ata që u rrahën e u maltretuan vetëm që të frymoni të lirë ju,
edhe për ta nuk brengoseni
Aha… po më dhëmb shpirti
Çdo ditë e çdo çast shoh e dëgjoj maskarallëqe
Shoh e dëgjoj dhimbje e pikëllim
Shoh e dëgjoj vuajtje e trishtim
Që të gjitha ju i shkaktoni
Habitem e çuditem me ju,
si s’keni fare frikë nga mallkimi i nënave
Për fajin tuaj digjen e piqen
të shkretat, digjen ngaqë fëmijëve të tyre nuk mund t’u ngopin barkun me bukë,
ndërsa fëmijët tuaj të dehur nga dëfrimi e bollëku
sorollaten e shëtisin botën e bredhin nga t’u doj pika e qejfit
Habitem e çuditem me ju,
si nuk e vini gishtin në kokë vetëm një herë, vetëm një here bre, e të mendoni për ata prindër që me duar të ngritura nga qielli e me lot në sy luten tek Zoti që femija i tyre të shpëtojë nga sëmundja që e ka kapluar e ata nuk munden t’i bëjnë derman për fajin tuaj
Apo për ju qenka e panvojshme të mendoni për fëmijët e tjerë,
ngase fëmijët tuaj shërimin e gjejnë në spitalet më të mira të botës
Ata atje kurohen, ndërsa fëmijët tjerë vdesin për një gjilpërë
Ta haj dreqi…as gjilpëra nuk siguruat për fëmijët tjerë
Ndërsa për fëmijët tuaj çdo të mirë
Si s’turpëroheni që ju jeni pikërisht ata që vratë pa fije turpi e dhembshurie të ardhmen
Po, po, ju keni vrarë ambiciet, madje keni mbytur dhe shpresat e fundit të çdo të riu
Të pangopur vraponi pas mallit sikur kafsha e uritur pas presë së saj
O robēr të pushtetit,
mendoni që një ditë pushtetit tuaj do i vije fundi
O robër të parasë,
mendoni që herët a vonë duar bosh do dilni para Zotit
Por mos harroni, se për t’bëmat e pista,
për mallin dhe pasurinë që gllabëruat,
që shkatërruat çdo gjë mbi dhe,
do e merrni hakun ju,
hakun që do ju bëjë të vuani
Të tillë si jeni sot, do ju zë gjaku i dëshmorëve,
do ju zë haku i fukarenjve,
do ju zë çdo hall i hallexhinjve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img