23,04,2024

Djersitja e tepërt tek fëmijët: Shkaktarët, trajtimi, dhe çfarë duhet pasur parasysh

Must Read

A keni vërejtur djersitje të madhe tek fëmija juaj? Shqetësoheni për këtë gjë?

Nëse këto dy pyetje kishin përgjigjje pozitive nga ana juaj, atëherë ky shkrim nga Mom Junction, transmetuar nga Gazeta Shneta, do t’iu tregoj se çfarë mund të bëni rreth kësaj çështje.

Perspiracioni zakonisht shfaqet për të ndihmuar në normalizimin e temperaturës së trupit. Djersa që lirohet nga trupi e ftohtë atë.

Megjithatë, në disa individ, përfshirë këtu edhe fëmijët dhe të rriturit, djersitja e tepërt mund të shfaqet. Hiperhidroza apo djersitja e tepërt zakonisht ngjanë gjatë natës kur fëmija është në gjumë.

Disa nga zonat të cilat janë më të prekshme të djersës tek fëmijët, janë:

  • Fytyra
  • Pjesa e brendshme e krahëve
  • Skalpi
  • Shputat
  • Duart.

Shkaktarët e hiperhidrozës tek fëmijët:

Kjo gjendje shëndetësore shfaqet gjatë çfarëdo grupmoshe. Por, tek fëmijët është një fenomen më i shpesht, sepse sistemi rregullativ i temperaturës së trupit të fëmijëve, është i pazhvilluar mirë, pra i papjekur, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu, fëmijët kanë më shumë gjëndra të djersës krahasuar me madhësinë e trupit të tyre.

Përpos këtyre shkaktarëve, në disa raste të caktuara mund të llogariten si shkaktar edhe këta:

  • Gjëndra djersore hiperaktive
  • Sëmundje kronike
  • Disbalancim hormonal
  • Infeksion diku në trup.

Diagnostifikimi i hiperhidrozës tek fëmijët:

Disa teste fizike mund t’iu ndihmojnë në determinimin e prezencës së hiperhidrozës tek fëmijët. Për të kuptuar zonat ku fëmija juaj djersinë më shumë, doktorit do t’i duhet të bëj disa diagnoza të thjeshta.

Disa nga këto teste përfshijnë:

  • Testi i letrës
  • Testi “Starch Iodine”.

Si trajtohet hiperhidroza tek fëmijët?

Pas ekzaminimit të doktorit të fëmijës tuaj, në bazë të diagnozës, ai do të di cili trajtimi i përshtatet më së mirë gjendjes shëndetësore të pacientit.

Por, sa për të pasur parasysh, hiperhidroza ka këto lloje trajtimesh:

  • Trajtimi kirurgjik
  • Trajtimi “topical” apo i jashtëm
  • Trajtimi me ilaçe orale.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img