19,04,2024

Diskutohet Rregullorja për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

Must Read

Sot, në ambientet e Kuvendit të Komunës, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi hapi diskutimin publik për Rregulloren Komunale për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, Kryesuesja e Kuvendit tha se ky akt paraqet qasjen e qeverisjes lokale që edhe këtë segment të rëndësishëm shoqëror ta rregulloj me dispozita ligjore.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se Komuna e Ferizajt përmes kësaj rregullore, përfundimisht do të zgjidh një problematikë të kahershme, siç është rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave. Ai shtoi se varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër, janë të parapara në blloqe për secilin besim fetar dhe të tjerë, duke siguruar dukjen e njëllojtë të vendvarreve, infrastrukturën e nevojshme mjedisore e rrugore, që përfundimisht qyteti ynë të ketë varreza të dinjitetshme.

Madje, gjatë kohës sa po mbahej diskutimi publik, në sfond të pranishmëve iu prezantua edhe animacioni dhe specifikat teknike të projektit sesi do të duken varrezat e reja të qytetit, funksionalizimi i së cilës ka filluar javë më parë.

Të pranishmit, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj përgëzuan dhe mbështetën pushtetin lokal në këtë nismë, që përfundimisht do t’i ofroj kushtet e përshtatshme dhe dinjitetin e varrezave të qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img