25,04,2024

Diskutohet për draft rregulloren e re të taksave, tarifave dhe ngarkesave komunale të Komunës së Ferizajt

Must Read

Këtë të enjte është mbajtur dëgjimi publik për rregulloren e re të taksave, tarifave dhe ngarkesave komunale të Komunës së Ferizajt. Por në këtë dëgjim publik munguan qytetarët. Të vetmit që ishin në këtë dëgjim publik ishin anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, drejtori i teatrit të qytetit “Adriana Abdullahu” Fatmir Hyseni, por edhe gazetarët.

Këta të pranishëm lidhur me këtë draft rregullore i ka njoftuar Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi,e cila ka theksuar se kjo rregullore përcakton lartësinë e taksave, tarifave, ngarkesave dhe gjobave për shërbimet e zhvilluara me procedurat administrative në territorin e Komunës së Ferizajt.

Për rëndësinë e kësaj rregulloreje ka folur edhe zyrtari kryesor i buxhetit Musa Ibishi.

Në këtë dëgjim publik i vetmi që diskutoi ishte drejtori i teatrit “Adriana Abdullahu” Fatmir Hyseni.

Pas këtij dëgjimi publik kjo rregullore pritet të dal në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës për miratim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img