19,04,2024

Diskutohet për bashkëpunim mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Lipjanit

Must Read


Ferizaj.08.03.2018
. Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami gjatë ditës kanë pritur në takim nënkryetarin e Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli si dhe drejtorin e kulturës,rinisë dhe sportit në këtë komunë. Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Lipjanit në aktivitete të ndryshme kulturore, në organizimin e festivaleve dhe aktivitete të tjera sportive.

Gjithashtu, temë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe bashkëpunimi në sferën e bujqësisë, aplikimin me projekte të përbashkëta në grante të huaja dhe vendore si dhe shkëmbim të praktikave të mira në mes dy komunave në këto sfera.

Nënkryetari Ferati dhe drejtori Bajrami falënderuan për vizitën që i bënë Komunës së Ferizajt, nënkryetarin dhe drejtorin e DKRS-së në Lipjan duke u shprehur të gatshëm të ndihmojnë këtë komunë në shkëmbimin e praktikave dhe aktivitete e përbashkëta në këto dy sfera dhe jo vetëm.

Në anën tjetër, edhe nënkryetari Xhemajli dhe drejtori i DKRS-së u shprehën falënderues për pritjen dhe u zotuan se Komuna e Lipjanit do të angazhohet maksimalisht për ndërtimin e një raporti të qëndrueshëm bashkëpunimi mes dy komunave në shumë sfera të vendimmarrjes lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img