23,04,2024

Diskutohet draft rregullorja për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur diskutim publik për rregulloren mbi themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi me këtë rast është shprehur se kjo rregullore ka një rëndësi tejet të madhe për funksionimin asambleve të fëmijëve.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka thënë se kjo rregullore ka për qëllim rregullimin, zhvillimin e pjesëmarrjes më aktive në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe punës humanitare të nxënësve të shkollave te mesme të ulëta, konform kërkesave të kohës do të delegohen edhe përfaqësuesit e zgjedhur nxënësit e shkollave të komunës.

E nga ana tjetër edhe Teuta Ukaj nga organizata joqeveritare “Syri i vizionit” dhe Azra Maksuti nga asambleje e fëmije kanë thënë se me në fund po bëhet një rregullore shumë e rëndësishme për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve.

U bë e ditur se kjo rregullore pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 28 shkurt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img