23,04,2024

Dikush të japë përgjegjësi për faturat e veriut

Must Read

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE) që ta bëjë kompensimin e pagesave për qytetarët që janë dëmtuar duke paguar fatura për harxhimin e energjisë së qytetarëve të tjerë në veri. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet nga ZRE-ja avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” thotë se do t’u drejtohet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të ndikuar që ZRE-ja ta përfillë këtë rekomandim të avokatit të Popullit, kurse në anën tjetër do të vazhdojë rruga ligjore në gjykata për ta kompensuar dëmin shkaktuar qytetarëve të tjerë në pjesën jugore të vendit.

Madje Jashari ka thënë se kjo shkelje duhet t’i sjellë para përgjegjësisë juridike ata që kanë nxjerrë një vendim të tillë.

Zëri: Z. Jashari, faturimi i energjisë së veriut tek qytetarët e tjerë të Kosovës a paraqet shkelje të të drejtave të njeriut?

Jashari: Po, ne e kemi vlerësimin në një raport zyrtar, që tash është dokument publik, ku i kemi rekomanduar për herë të parë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE). Kemi konstatuar së paku katër shkelje të ligjeve bazë, që janë; Ligji për Energjinë, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe Ligji për Marrëdhënie Detyrimore. Të gjitha këto ligje, ne kemi konstatuar, janë një analizë e mirë në raportin specifik që i është bërë ZRE-së dhe janë konstatuar të gjitha këto shkelje. Kjo analizë i është adresuar edhe sistemit gjyqësor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img