24,04,2024

Dhunë fizike ndaj nxënësve nga mësimdhënësi në Ferizaj

Must Read

Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo- arsimore, ka filluar të bëhet problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës. Rastet më të rënda për prindër janë ato kur mësimdhënësit përdorin dhunë fizike ndaj nxënësve, raste këto që nuk janë shumë të rralla.

Për ndëshkimet fizike nga ana e mësimdhënësve, tregojnë edhe vetë nxënësit. E nëse nxënësve nuk po u beson askush FerizajPress ju sjell një video në një shkollë në Ferizaj, shkolla fillore “Jeronim De Rada” ku shihet se si arsimtari rendit nxënësit në oborr dhe ushtron dhunë ndaj tyre.

Për parandalimin e kësaj dukurie, në vitin 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore për Protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar. Ky protokoll, përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit para-universitar.

Shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, në rastet kur përbëjnë vepër penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas një qytetari i cili ka dërguar edhe vidon në Ferizajpress kjo është vetëm një moment pasi kjo ngjarje ka vazhduar gati gjatë gjithë orës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img