24,04,2024

Dhjetra të rinjë ferizajas i bashkohen AAK-së në Ferizaj

Must Read

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës    sot i janë bashkëngjitur dhjetra të rinjë ferizajas. Në ceremoninë e ndarjes së librezave  të partisë i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, njëherit edhe Kryeministëri i Kosovës Ramush Haradinaj me bshkëpunëtorë.

Kryetari i degës së AAK-së  në Ferizaj, Xhavit Zariqi, në fillim  iu dëshiroj mirëseardhje të  gjithë atyre që i’u bashkuan  subjektit që drejton ai.

“Ju falënderojë për kohën që keni gjetur dhe vullnetin që keni treguar  për të ardhur sot dhe për të aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për  tju bashkuar vizionit politik e qeverisës të Kryeminstrit  z. Ramush Haradinaj  të cilin e falënderojmë për kohën që ka gjetur që të na bashkohet , përkundër  obligimeve të shumta që ka si Kryeministër. Haradinaj sot  ësht  në aktivitet politik dhe do të ju  falënderoi për interesimin dhe besimin që  keni treguar  për vizionin  e  tij dhe  të Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës” ka thënë  Zariqi.

Lideri i AAK-së dhe Kryeministri i Kosovës, ramush Haradinaj para anëtarëve të rnjë tha se  qeverisja në Kosovë ka ndryshuar me ardhjen  e tij  si Kryeministër  e ku ka përmendur të arriturat që ka pasur gjatë kohës  sa është Kryeministër i vendit.”

“ Për të ndihmuar prodhuesit vendor që  të kenë mundësi që të prodhojnë atë që  mund të prodhohet tek ne u desht që me ja ndal rrugën atij që po na  rrezikon. Der tani shumë punë tona  janë kryer jasht Kosovës por ne kemi mbrri me i siguru partnerët tanë se edhe në jemi palë dhe se krejt punët e Kosovës do të kryhen në Kosovë, nga populli i Kosovës, nga njerëzit e  Kosovës, ndërsa ato që janë më shumë se të kosovës, si integrimet evroatlantike e të tjera aty  jemi bashk me partnerët tanë dhe ne do të trajtohemi si çdo vend tjetër” ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj nuk ka lënë pa e përmendur  edhe largimin e qytetarëve të Kosovës nga  vendi. Ai tha se  kërkesa e tijë ka qenë tek shtetet evropiane  që tu ipet kosovarëve viza pune  për të gjetur punë sezonale  në vende të ndryshme të Evropës e në veçanti në Gjermani dhe në  Austri.

“Un i kam kërkuar vizat e punës, sidomos Gjermanisë dhe Austrisë. Në çdo rast kam kërkuar punësime sezonale pasi ne nuk  mund  zgjidhim  problemin e punësimit me gjendjen momentale ekonomike. Kjo nuk është shpërngulje  pasi ne po kërkojmë vende pune të përkëshme dhe këta të rinjë mund të kthehen dhe të investojnë në Kosovë” ka thënë Haradinaj.

Zyrtarë të AAK-së kanë thënë që në të ardhmen priten edhe aderime të reja në këtë subjekt politik, transmeton Teklevizioni Liria.   

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img