19,03,2024

Dështim me veteran apo drejtësi

Must Read

Se di, sa e mirë apo ironike duket publikimi i listave të veteranëve mashtrues, në tërë territorin e Kosovës, e në veçanti të atyre të komunës së Ferizajt. E shumë pritur, por e pasaktë, në të gjithë procesin e kërkuar deri më tani. Për fat të keq, edhe kësaj radhe drejtësia e Kosovës, dëshmoi averzionin institucional që mund të kenë institucionet e Kosovës, karshi njerëzve me ndërgjegje e integritet të lartë, për punën që bënë në çështjen kombëtare. Të përndjekur e të hetuar edhe nga administrata e kaluar serbe, nën hetime edhe në drejtësinë e Kosovës sonë.
Publikimi i kësaj liste, me të meta të mëdha fizike, dëshmoj papjekurin profesionale të drejtësisë kosovare. Se di se nga kush është përgatitur kjo listë, apo si është përgatitur, por jam i sigurt, se ka gabime të mëdha, në veçanti për rrethinën e Ferizajt, ku figurojnë emrat e shumë ushtarëve të ndershëm, të cilët jam i bindur thellë, se kjo do të dëshmohet edhe para prokurorëve të caktuar, atëherë kur të kërkohet, por tani më kredibiliteti i tyre, në një farë forme është zbehur në masë, posaçërisht tek ata njerëz që nuk i njohin këta luftëtar të sinqertë.
Mungojnë emrat e manipulatorëve me statusin e veteranit, e ndoshta kjo është bërë qëllimisht, për të prezantuar punën që po bëjnë, pas zhurmës së krijuar me fryrjen e listave. Mungojnë emrat e atyre, që luftën e UÇK-së e kishin të njohur vetëm nga ekranet televizive, e që sot kanë statusin e veteranit, të atyre që gjoja në angazhimet e tyre politike fituan këtë status, të atyre që kishin grumbulluar mjete për përfitime personale e të prezantuare për çështje kombëtare, të atyre matrapazëve që sot në kurriz të veteranëve të vërtet marrin një pension të luftëtarit, pa bërë asgjë në atë drejtim.
Të nderuar bashkëluftëtarë të vërtet, ju që figuroni në këto lista të publikuara nëpër portale të ndryshme, edhe në të kaluarën ka pasur furtuna qëllimkeqe ndaj juve, sikur kjo e tanishmja, por e kaluam me qetësi e gjakftohtësi, kështu do ta kalojmë edhe këtë. Çdo herë do të jem në shërbimin tuaj, atje ku të jetë nevoja. Ju ishit e do të mbeteni përherë meritorë për angazhimet e juaja ushtarake. E ndjeva për obligim që sot të jem pranë juve, për të prezantuar edhe para masës, për pasaktësinë e këtyre listave, apo ndoshta edhe të qëllimshme, për të fshehur mbrapa kësaj, të gjitha të metat e tjera gjatë procesit të verifikimit.

Ferizaj 17.09.2018

MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë)
Veteranë i UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img