29,03,2024

Deputeti Demaku sot jep dorëheqje, vendimin e gjykatës e vlerëson skandaloz

Must Read
Fadil Demaku

Demaku këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net të martën.

“Po sot do ta dorëzojë postit e deputetit. Jam duke e përgatitur dorëheqjen”, ka thënë Demaku.

Dorëheqja e tij, vije pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dje ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për rastin e njohur si “Drenica 2”.

Në këtë rast Demaku është dënuar me 3 vjet burgim nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës, në fshatin Likoc të Skenderajt.

E për Demakun vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz dhe politik.

Për akuzë të njëjtë është dënuar edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku poashtu me 3 vjet burgim. Edhe ai ka paraljmëruar që sot do të jap dorëheqje.

Apeli ua ka konfirmuar dënimin edhe dy vëllezërve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit ia kanë zvogëluar një vit burg në 7 nga 8 që ishte dënuar si dhe vëllezërve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg. Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica 2”./ lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img