28,03,2024

Dëmtohet objekti milionësh

Must Read

Ferizaj.23.01.2017. Nuk ka as 6 muaj që kur u bë përurimi i objektit të shkollës ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj, e që u cilësua si njëri ndër objektet më moderne jo vetëm në Ferizaj, por në të gjithë Kosovën. Përkundër vlerës mbi 2 milionëshe që u investua aty, kjo shkollë sot po përballet me probleme të shumta infrastrukturore. Idriz Ademi, ushtrues detyre i drejtorit të shkollës ekonomike “Faik Konica”, tha se mangësitë e tilla në ndërtim po u shkaktojnë probleme në procesin mësimor.

 “Fatkeqësisht ky objekt është përcjellur me disa dobësi gjatë ndërtimit që ka të bëjnë kryesisht me dritaret, ngrohjen, ujin, të cilat po na sjellin vështirësi gjatë procesit mësimor. Ne vazhdimisht kemi njoftuar drejtorinë komunale të arsimit,  Ministrinë e Arsimit, mirëpo kryesisht janë marrë vetëm me konstatime dhe me disa përmirësime sipërfaqësore jo përmbajtësore, edhe pse është vështirë të evitohen këto defekte për arsye se është duke u zhvilluar procesi mësimor, për t’u menjanuar këto defekte duhet të ndërpritet procesi mësimor”,tha Ademi.

Për problemet e shumta infrastrukturore të këtij objekti, tregojnë edhe punëtorët teknik të shkollës. Ata madje thonë se kabllot elektrike të zhytura në ujë po ua rrezikojnë edhe jetën.

“Dyshemeja nëpër klasë është tmerr, dritaret nëpër kalsa janë me gozhda, edhe radiatorërt disa nuk funksionojnë fare, edhe keramika nuk është fare stabile, rrjedh uji nëpër tualete, edhe kulmi rrjedh, radiatorët janë duke rrjedhur nëpër dysheme, ma tmerr më nuk di”,tha Rrustem Uksmajli.

 “Këtu jam duke luajtur me jetë shkaku i kabllove, po shihet edhe tymi, e kam rrezikuar edhe shëndetin tim, oxhaku nuk është mirë, ka kabllo nëpër tokë, është gjendja e mjerueshme këtu”,tha Avni Guta.

Problemet me sistemin e ngrohjes po i detyrojnë nxënësit që t’i lëshojnë edhe orët e mësimit.

Shumica e klasave janë të ftohta, është e pamundur sidomos nxënësit e paraditës me mbajt mësimin siç duhet, ne kemi bërë disa herë kërkesë pasi që disa dritare janë të prishura dhe hynë i ftohti nga to, nxemjet punojnë  vetëm sa me thënë, ambienti është shumë i ftohtë në këto klasa, në gjysmëvjetor të parë ka shpërthyer uji në klasa dhe ka qenë e pamundur me mbajt mësim”,tha Denis Luzha, kryetar i këshillit të nxënësve në shkollën “Faik Konica”.

“Jemi duke lëshuar orën për arsye se në klasa është shumë ftohtë, nuk ka ngrohje, punojnë shumë pak, e kemi thirr drejtorin, na ka thënë që nuk mund të bëjë asgjë, nuk mundemi të mbajmë mësim në këto klasa të ftohta”,tha Valdrin  Krasniqi.

Objekti i shkollës ekonomike pati filluar së ndërtuari 4 vite më parë. Përurimi i tij u bë tek më 5 shtator të vitit 2016, nën arsyetimin e Ministrisë së Arsimit se nuk kishte fonde të mjaftueshme.TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img