28,03,2024

Demokracia Studentore paralajmëron protesta të dhunshme

Must Read

Demokracia Studentore: Akti qyqar i serbit që largoi Pankartën nga Kisha Ortodokse, do të organizojmë protesta të dhunshme

Organizata “Demokracia Studentore” menjëherë ka reaguar pasi një serb ka larguar pankartën të cilën e vendosën në Kishën Ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin Universitar në Prishtinë.

Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore” z. Mexhid Ramusa për këtë akt shprehet:

“Ky është një akt qyqar, që një serb i cili vjen nga Beogradi të largojë pankartën që ne kemi vendosur në këtë Kishë. Serbia përmes këtyre njerëzve të cilët janë me mision dhe pikërisht përmes tyre po mundohet të luaj lojërat e tyre politike fashiste. Serbia po mundohet të fshehë krimet e bëra në Kosovë, ne kemi paraqitur në këtë pankartë vetëm disa nga masakrat që kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë, dhe do të kërkojmë deri në fund që ky objekt të jetë Muze për të prezantuar krimet dhe masakrat e tyre që i kanë kryer gjatë luftës në Kosovë.”

“Ne sot kemi reaguar simbolikisht dhe ne e quajmë nxitje për të reaguar edhe në mënyra të dhunshme duke rikujtuar kështu kriminelëve serbë protestat e viteve 70’ta dhe 80’ta të organizuara nga studentët, andaj ne kërkojmë nga institucionet qëndrore dhe institucionet ndërkombëtare që të ndalojnë punimet në këtë Kishë, përndryshe ne do të reagojmë edhe me protesta të dhunshme, sidomos pas këtij provokimi nga një serb i Beogradit” shtoi Ramusa

Të bashkangjitur e keni Pankartën në të cilën gjendet fotografitë e masakrave në Kosovë të kryera nga Serbia dhe linkun ku shihet serbi duke larguar pankartën e vendosur, thuhet në një komunikatë lëshuar nga  Demokracia Studentore.

Linku: Video ku shihet serbi duke larguar Pankartën të cilën e vendosi Demokracia Studentore në Kishën Ortodokse serbe

https://www.facebook.com/periskopi/videos/1318926591475253/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img