28,03,2024

Deklarohen të pafajshëm dy të aku zuarit serb në Ferizaj

Must Read

Dy të akuzuarit, Zlatan Krstiq dhe Destan Shabanaj, janë deklaruar të pafajshëm, duke mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për kri,me lufte ndaj popullatës civile.

Pas leximit të aktit akuzues nga prokurori special Valdet Gashi, dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë.
Shabanaj, i cili akuzohet se me qëllim të përdho,sjes, poshtë,rimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa,jetë, urdhëruar që trupat e tyre të va,rrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës, të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare, ka thënë se nga 26 marsi 1999, ka filluar procedura ligjore, ku në vend të ngjarjes kanë qenë personat kompetent dhe se krejt procedura në këtë rast, sipas tij, është zhvilluar sipas ligjit.

“Nga urdhri për autopsi dhe të gjitha procedurat, kemi punuar në bazë të urdhëresës së gjyqtarit hetues dhe me atë rast unë kam procesuar një kallëzim penal dhe i kemi respektu të drejtat ligjore”, ka deklaruar ai.

Paraprakisht, mbrojtësit e të akuzuarve kanë deklaruar se kanë pranuar të gjitha shkresat e lëndës nga ana e prokurorit Gashi.

Kurse, gjykatësi i Departamentit Special, Musa Konxheli, i udhëzoi mbrojtjen e të akuzuarit për të drejtën e tyre për paraqitje të kërkesës për hudhje të aktakuzës e kundërshtim të provave, brenda afatit të caktuar ligjor.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 dhjetor 2019, i akuzuari Krstiq, më 26 mars 1999, rreth orës 22:00, në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna Ferizaj, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, i veshur me uniformë të policisë dhe i ar,matosur, me vetëdije e qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tij, ka marrë pjesë direkte në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht familjes Nuhaj që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të ar,matosur.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i njëjti gjatë këtij aksioni në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare, fillimisht me mjete motorike ushtarake dhe policore, ka hyrë në oborrin e shtëpisë së Osman Nuhës, e pastaj nën krisma të ar,mëve dhe britmave në gjuhën serbe, rrëmbyeshëm dhe me formë kanë hyrë brenda në shtëpi, ku ishin të strehuar 19 anëtarët e kësaj familje, në mesin e tyre fëmijë, gra e burra.

Pastaj, thuhet se i pandehuri në bashkëveprim me kryerës të tjerë të cilët u përkisnin forcave policore, ushtarake dhe paramilitare, ka marrë pjesë në cenimin e rëndë të personalitetit dhe dinjitetit të pjesëtarëve të kësaj familje, ngase me forcë nën kërcënimin e armë,ve, duke ndjellë frikë për jetën e tyre, i kanë nxjerrë dhun,shëm nga shtëpia dhe duke i trajtuar në mënyrë jo humane i kanë rreshtuar në oborr para shtëpisë duke i mbajtur nën frikë dhe presion për një kohë të gjatë.

Tutje, thuhet se në vazhdim derisa personat civil të familjes Nuha, ishin të rreshtuar në oborr, në prezencën e tyre, i pandehuri në bashkëveprim me kryerës të tjerë, ka marrë pjesë në shkatërrimin e paligjshëm dhe qëllimshëm të pasurisë së kësaj familje, djegien e shtëpive, kafshëve, ushqimin e kafshëve dhe gjithë pasurinë që gjendej në oborr, pasuri kjo që nuk justifikohej me nevoja ushtarake.

Pastaj, sipas akuzës, i pandehuri në të njëjtën kohë ka marrë pjesë edhe në dëbimin e 15 anëtarëve të kësaj familje, të cilët paraprakisht ishin të rreshtuar në oborr, ku në bashkëveprim edhe me kryerës tjetër, nën kërcënimin e armëve  i kanë urdhëruar të shpërngulen nga vendbanimi i tyre duke i dëbuar me forcë në drejtim të panjohur.

Tutje, thuhet se i pand,ehuri ka marrë pjesë në marrjen peng të katër personave të kësaj familje, i cili duke vepruar në bashkëveprim me kryerës tjerë, fillimisht i ka ndarë nga pjesëtarë tjerë të familjes, personat Osman, Bajram, Agron dhe Brahim Nuha, tani të ndjerë.

Pas marrjes të tyre, thuhet se thelbësisht ka kontribuar në trajtimin mi,zor të tyre, duke i maltret,uar, tortur,uar, gjymt,uar dhe përfundimisht vra,rë me armë zjarri, kufom,at e të cilëve me qëllim të fshehjes së kri,mit i kanë hedhur për skaj rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, konkretisht në fshatin Babush.

Për këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “kri,me lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kri,met e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventae të Gjenevës nga neni 146, paragrafi 1 dhe 2 , nënpargrafi 2.1,2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, i pandehuri Destan Shabanaj, sipas aktakuzës, më 1 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policor, i arm,atosur me ar,më automatike, me qëllim të përdho,sjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pajetë, vikti,mave Osman Nuha, Brahim Nuha, Agron Nuha dhe Ismet Ramadani, ka urdhëruar që trupat e tyre të va,rrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Sipas akuzës, në një njëjtën ditë, sipas urdhrit të të pandehurit dhe pjesëtarëve tjerë policorë, trupat e pajetë të vik,timave të cekura si më larë, përmes personave Halim Krasniqi, Ismet Asimi dhe një personi tjetër i quajtur “Rada”, me kamionin e tipit “FAP”, me ngjyrë të verdhë janë tërhequr nga Morgu i Prishtinës, ende pa u bërë autopsia dhe janë dërguar në afërsi të va,rrezave të qytetit të Ferizajt të quajtura “va,rrezat myslimane”, ku aty ishte duke i pritur i akuzuari Shabanaj, i cili menjëherë posa kanë arritur trupat e pajetë, ka urdhëruar personin e quajtur “Maksut”, që me ekskavator të fillojë hapjen e një grope me qëllim të hedhjes së tyre.
Ndërkaq, më pas, akuza thotë se pas hapjes së gropës me përmasa përafërsisht 2 deri në 3 metra e gjerë dhe 70 deri në 80 cm të thellë, i pandehuri Destan Shabanaj, ka urdhëruar që trupat e të vr,arëve fillimisht t’i zbresin nga kamioni, e pastaj pa u respektuar traditat dhe ritet fetare janë hedhur në mënyrë të parregullt të gjithë në të njëjtën gropë masive.
Sipas akuzës, në përfundim, i pandehuri në kundërshtim me doket, zakonet dhe rregullat fetare të të vr,arëve ka urdhëruar që përmes ekskavatorit trupat e pajetë të hedhur në gropë masive të mbulohen me dhe, duke mos mbajtur asnjë shënim për identitetin e të va,rrosurve dhe duke mos lënë asnjë shenjë identifikuese se aty ka va,rrezë.

Më këtë, akuzohet se ka kryer veprat penale “kr,ime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 LP të RSFJ-së, aktualisht e dënueshme edhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës nga neni 146, paragrafi 2.2 “ Kr,imet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës”. /Betimipërdrejtësi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img