20,04,2024

Dega e LDK -së në Ferizaj përmbyllë aktivitetin për këtë vit me një koktej rasti

Must Read

Kreu i degë së LDK-së në Ferizaj,Muharrem Svarqa,gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e degës i ka falënderuar këta të fundit për kontributin që kanë dhënë në fuqizimin e degës dhe sukseset në zgjedhjet e fundit.Po ua sjellim të plotë një postim të kryetarit të degës Svarqa pas këtij takimi të zhvilluar.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë që të prisja veprimtarët e strukturave të Degës se LDK-së në Ferizaj, në koktejin e organizuar me rastin e përmbylljes së vitit 2019. I falënderova për tërë angazhimin gjatë këtij viti e sidomos për kontributin e pakursyer për votën e LDK-së , gjatë zgjedhjeve nacionale, e cila votë bëri që Dega e LDK-së në Ferizaj të ketë edhe deputeten e vet në Kuvendin e Republikës së Kosovës znj. Saranda Musliu.
12. 871 vota janë rezultate i po këtyre militantëve të LDK-së, të cilët partisë sonë nuk iu ndanë për asnjë çast.
Dega e LDK-së në Ferizaj me këto vota është fuqia e tretë politike në Kosovë, pas Podujevës dhe Pejës.
Është besueshmëri kjo, por edhe vlerësim e obligim shtesë për të ardhmën, peër rritën e LDK-së si dhe rritjen e votës së saj për rezultate që i pret elektorati ynë.
Musafirët por edhe laureatët e çmimit “Ibrahim Rugova”, e edhe mërgimtarët veprimtarë i dhanë kuptim te veçantë këtij takimi. Të gjithë u gëzuam, sidomos që patëm mes nesh veprimtarin e devotshëm të LDK-së e anëtarin shumëvjeçar të Kryesisë së Degës sonë, Ismet Mjakun, i cili pati një përballje me një sëmundje tinëzare, nga e cila u kurua në Francë dhe po rikuperohet me sukses.
Veprimtarët e LDK-së i urova për festat e fundvitit me dëshirat më të mira për të gjithë” ka shkruar Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img