19,04,2024

DARDANOSJA E VETËVENDOSJES!

Must Read

Meqë maja e Ajzbergut tani më doli në sipërfaqe e fatkeqësisht kjo maje ishte me “Mu…” , kutërbues dhe kontaminues për opinionin e gjerë më shumë se sa për opinionin e brendshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Po e nisë këtë letër drejt përkrahësve që qëndrojnë nën majen e Ajzbergut ajo pjesën e akullt e cila në emër të moslinqimit me eufemizëm po provojnë maskimin e fytyrës së tyre e cila tani më ka marrë emër dhe adresë.

Normalisht që në ditët e sotme teknologjia informative mundëson edhe manifestimin e opinioneve në përmasa të gjëra. Sociologjia si shkencë dhe dije mbi shoqërinë njerëzore evoluoi dhe nëse dikur zhvillimet dhe ndryshimet në shoqëritë totalitare me vështirësi parashikoheshin, sot me zhvillimin dhe avancimet e shoqërive demokratike nuk ka inkubator që mund ti mbajë të frenuara ndryshimet e domosdoshme, sepse frika është zvogëluar dhe dija ka avancuar. Në këtë kontekst edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e shoqërisë dhe si organizim politik me orientim të majtë e social-demokrat, fatkeqësisht ngjizja dhe instalimi i elementeve dhe figurave që në mënyrë kontraverze bëhen faktorë dhe determinues të rrjedhave si në Lëvizje e po ashtu edhe në proceset shoqërore jo me pahiri po mundohen të mbajnë të frenuar demokratizimin e brendshëm.

Një opinion i shprehur nga vetë Aida dhe përkrahësit e saj se në Lëvizje gjëja në vitin e fundit e ka pakënaqësi dhe probleme është i pavërtetë, po aq sa është e vërtetë tautologjike fakti që në Lëvizje ka pasur probleme esenciale e parimore për vite të tëra pikërisht me demokracinë e brendshme të organizimit politik nëpër Qendra të Lëvizjes gjithandej nëpër Kosovë. Por, atë zë reagues që nuk ka munguar nga aktivistët, nuk ka dashur ta përfillë as zonja së bashku me suitën e vetë që tani më është e tejdukshme edhe për opinionin.

Lëvizja duke pasur dhe ka para vetes shumë sfida e kauza kombëtare e shoqërore të makrropolitikës në shtetin e ri tranzicional, fatkeqësisht në organizimin e brendshëm konsolidimi i saj degjeneroi në atë masë sa të krijohen hapësira të monopolit ndikues dhe drejtues të pacenueshëm. Nga viti 2014 Lëvizja kishte kryetar të zgjedhur dhe një sekretar organizativ apsolut, ndërsa qendrave ju ishin prollonguar zgjedhjet e brendshme për dy vjet, duke i lënë Qendrat e Lëvijes me nga një koordinator të emëruar e jo të zgjedhur pa rregullim strukturor politik.

Kjo periudhë ishte fluturimi dhe hapërdarja drejt pushtetomanisë për disa që u veshën me aureolën e figurave të “mëdha” të cilat fatkeqësisht u prekën nga sindromi i deliriumit të madhështisë, fatkeqësishtë për Lëvizjen dhe fatkeqësisht për popullin i cili në subkoshiencën e tij e ka Vetëvendosjen si aset kombëtar.

Dëshmi e këtij deliriumi ishte sjellja ndaj Qendrave të LVV-së gjithandej, sjellje këto të cilat vetëm ata që janë aktiv brenda Lëvizjes i dinë dhe i njohin.

Kaherë demokracia e brendëshme dhe përgjëgjësia morale e politike, nuk gjejnë vend në Lëvizje falë autokracisë së ushtruar nga suita e sojit që sot dalin edhe në mbrojtje gjëja të moslinqimit dhe dinjitetit publik.

Paradoksalisht pikërisht njerëzit (drejtuesit e “mëdhenjë” ) që kanë ushqyer këtë fjalor fyes, flasin edhe për linqimin dhe dinjitetin. Hipokrizia dhe demagogjia ka arritur majat dhe është dalur mbi sipërfaqe sikur maja e një fjale fyese “M….” ! e cila nuk ka të bëjë me mendimin ndryshe.

Se hipokrizia dhe demagogjia sundimtare ka qenë e tejdukshme zbërthehet në një mori veprimesh paradoksale të një njeriu dhe kompanisë së tij – Ish sekretarit z.Molliqaj:

1. Përderisa në LVV konstruktoi , instaloi dhe ushtroi frymën më jodemokratike dhe autokratike.

Në anën tjetër fletë për jodemokraci të brendshme në subjektet tjera politike.

2. Përderisa vazhdimisht në punën e tij organizative në Lëvizje ishte në kërkim të konformistëve, lojalistëve , servilëve e puthadorëve etj. Në vazhdimësi për publikun ka folur për argatët e liderëve në partitë të tjera.

3. Kur në Lëvizje gjenden dhe faktohen keqbërësit dhe abuzuesit financiar – hajnat (natyrisht se të gjithë nuk janë engjuj) me eufemizëm djallëzor ata i merr në mbrojtje. Ndërkaq vetë mbetet kritikues i rrept e parimor i keqpërdoruesve dhe hajnave në partitë tjera.

4. Përderisa në Lëvizje në mënyrë paranojake takonte njerëzit veq e veq jashta zyrave sa për t’ju blerë mendim (a nuk është kjo metodë surrogate e një shërbimi kur Lëvizja të gjitha veprimet i shfaq dhe i bënë hapur) . Nga ana tjetër kritikues konsekuent dhe posesiv i SHIK-ut për ndikimin në PDK.

5. Përderisa shkeljen e statutit nga vet sekretari,gjë të cilën e pohon dhe e konfirmon me arrogancë. Në anën tjetër flitet për Lëvizjen që ka program politik dhe statut të organizimit të saj që përcakton sjelljen brenda rregullave të përcaktuara.

6. Përederisa në Lëvizje përkrah dhe mbështet hapur pikërisht oligarkët e pasuruar nga privatizimi i egër në Kosovë. Në anën tjetër të flasë për social-demokracinë dhe të majtën në shoqëri dhe privatizimin neoliberal të pasurisë dhe aseteve ekonomike të Kosovës.

7. Përderisa në Lëvizje krijon grupe njerëzish që janë në pabarazi të plotë me aktivistët gjithandej Kosovës, dhe njëkohësisht të mosbërja e transparencës reale të pasurisë dhe rrogave për vete dhe të disa figurave në qendër. Në anën tjetër të flasësh për jo barazi sociale dhe jotransparence të pasurisë së politikanëve në subjektet e tjera.

8. Përderisa me fuqinë ndikuese dhe filtruese të aktivistëve bënë punësimin e tyre duke i kthyer në shërbëtorë personal dhe grupor. Në anën tjetër të kritikosh aferën “Pronto” dhe stilin Grabovcian të punësimit.

9. Përderisa konstruket dhe ndikimi në shumicën e komunave që me parashutizëm të caktoj kandidatët e Lëvizjes nuk mungoi asnjëherë. Në anën tjetër kritikohen dhe etiketohen kandidatët e subjekteve tjera si argat të liderëve të tyre.

10. Perderisa për qendrat e Lëvizjes ndodh edhe “pastrim politik”duke hartuar lista edhe për përbërjet e kryesive e të mos flasim për kryetarët të cilët janë paracaktuar si gjithëherë.

Ndërkaq të flasësh për likuidimet politike në subjektet tjera politike.

Këto privilegje veprimesh hipokrite nuk mund të përkthehen ndryshe përpos në një MBIVENDOSJE në Vetëvendosje! e thënë ndryshe një DARDANOSJE! . Kështu kjo kapje në organizimin e gjërë politik mundësoi sot të kemi një produkt Frankeshtajni i cili mund të provoj të hajë edhe Liderin shpirtërorë të Lëvizjes.

Natyrisht se kjo ngrehin apo mbindërtim ilegal në Lëvizje ka pasur edhe kundërshtitë nga aktivistë të cilët në Lëvizje nuk ndodhen për interesa meskine por janë edhe qenje racionale e politike, dhe si të tillë nuk mund të shëndrroheshin në kavie ksperimentale.

Kapitalizimi , nxitja dhe përdorimi i resurseve njerëzore sidomos të rinisë me plotë energji frustruese dhe e gatshme për sacrificë drejt ndryshimit shqëror e kombëtar, për interesa të ngushta politike do të jetë fatal dhe i pafalshëm.

Kauzat e mëdha kombëtare si Bashkimi Kombëtar, kauzat shoqërore si luftimi i kriminalizimit të shtetit nga korrupcioni , kauza për një shtet të së drejtës demokratike dhe një shoqëri zhvillimore e të mirëqenë sociale , kan bërë që shumë aktivist të devotshëm të Lëvizjes të vazhdojnë me qenë pjesë e saj duke besuar edhe në Lidershipin vizionar të Lëvizjes.

Fatëbardhësisht kësaj vetë – qjerrje e maskave të hipokrizisë po i vjen fundi bashkë me dështimin e një grushtshteti ” demokratik” në Lëvizjen Vetëvendosje! .

Sinqerisht: Enver Bajrami , aktivist i LVV – Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img