24,04,2024

Cilat janë komunat ku s’do të ketë balotazh

Must Read

Sipas rezultateve të para të monitoruara nga Demokracia në Veprim, balotazh nuk do të ketë në 19 komuna të Kosovës. Për komuna në balotazh Lista Serbe prin sa i përket atyre të fituara në raundin e parë, me tetë komuna të fituara.

LDK ka fituar pa balotazh në Podujevë, Pejë, Viti, Fushë Kosovë e Lipjan.

PDK në anën tjetër ka fituar pa balotazh vetëm në Drenas.

Deçani dhe Juniku i përkasin AAK-së qysh në raundin e parë.

Lista Serbe ka fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë Veriore.

Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit, ndërsa Bekim Jashari në Skenderaj.

As Mamusha nuk do të hyjë në balotazh./ Koha

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img