20,04,2024

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Must Read

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të kaltër kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Një studim që është bërë publik nga portali “Health”, ku janë përdorur rreth 170 persona tregon se cila prej ngjyrave të syve është më e shëndetshme.Aty thuhet se sytë e errët kanë më pak gjasa të preken nga degradimi makular i syrit, gjendje që krijon një pikë të zezë në mes të shikimit, ndërsa në anën tjetër njerëzit me sy ngjyrë të çelët kanë dyfishin e rrezikut që lidhet me këtë problem.

Sytë e errët

Irisët e syve të errët kanë një rrezik më të ulët të kancerit të lëkurës. Në një studim, kërkuesit morën mostra të ADN-së të 500 fëmijëve nga mosha 6 deri në 10 vjeç. Fëmijët me sy të kaltër kishin më shumë gjasa të zhvillonin nishane krahasuar me fëmijët e tjerë. Numri i nishaneve që njerëzit kanë në fëmijëri, parashikon rrezikun e melanomës në moshë të rritur.

Sytë me ngjyrë të çelët

Një grup hulumtuesish australianë nga një analizë që i kanë bërë 336 personave kanë ardhë në përfundim se personat me sy të ngjyrës së errët kishin më tepër gjasa të gjenin veten në fjalë si “bujari, miqësi dhe simpati” sesa njerëzit me sy të ngjyrës së hapur. Këta e gjenin veten te llojet e personalitetit që binin më pak dakord dhe ishin më konkurrues.

Sytë e errët konsiderohen si më të besueshëm

Ndërsa në një studim tjetër ku u pyetën 238 vullnetarë të shprehnin mendimin e tyre se cili ndillte më tepër besim, ata me sy ngjyrë kafe, u cilësuan si më të besueshëm sesa ata me sy ngjyrë të kaltër.

Sytë e çelët nuk rrezikohen nga humbja e pigmentit të lëkurës

Në një studim nga Universiteti Mjekësor i Kolorados, kërkuesit analizuan rreth 3000 persona me këtë lloj sëmundjeje. Ata identifikuan 13 gjene të lidhur me një predispozim më të madh ndaj gjendjes shëndetësore. Ata zbuluan se njerëzit me këtë sëmundje, kishin më pak gjasa të kishin sy me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër.

Njerëzit me sy të errët pinë më pak alkool

E në një analizë tjetër ku u morën në pyetje rreth 12 mijë burra dhe gra, dolën në përfundim se njerëzit me ngjyrë sysh më të çelët, pinin më tepër alkool.
Njerëzit me sy të zinj ose kafe, dehen më shpejt sesa ata me sy të çelët

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img