28,03,2024

Cila do të ishte diferenca ideale në moshë mes fëmijës së parë dhe të dytë?

Must Read

Disa familje mendojnë të sjellin në jetë fëmijën e dytë gati menjëherë pas të parit, por ndonjëherë harrojnë se përkushtimi ndaj dy fëmijëve të vegjël njëkohësisht kërkon më shumë energji dhe durim. Për të mos harruar pa përmendur edhe nevojën për dashuri dhe kujdes që fëmija “i madh” ka ende për prindërit, ndërsa nevojat e të porsalindurit do të jenë edhe më të mëdha.

 

Kur do të ishte momenti i duhur?

Prindërit duhet të presin që fëmija i parë të krijojë pavarësi, dhe nëse fëmija tjetër do të vijë më parë ai do të detyrohet të rritet më shpejt nga sa duhej. Gjatë vitit të dytë të jetës fëmija ka nevojë për kohë që të mësojë të bëjë zgjedhjet e veta dhe nëse në këtë moment do të vijë në jetë një fëmijë tjetër ai do të ndihej tepër i frustruar përgjatë gjithë vitit të dytë. Pra kjo nuk do të ishte mosha e duhur për ta bërë atë të kishte një motër apo vëlla tjetër.

 

Bëni një zgjedhje të përgjegjshme

Mos ecni me parimin “të rriten të dy bashkë”, kjo është totalisht e gabuar edhe pse disi e justifikuar duke qënë se mendoni se ata do të ishin më të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë nëse mendoni kështu ju jeni duke mos marrë në konsideratë një detaj të rëndëishëm. Nuk do të keni forcën e duhur për t’ju dedikuar të dy fëmijëve njëkohësisht dhe kjo do të bënte që të ishit tepër të lodhur dhe të irrituar, dhe kjo ndikon negativisht tek fëmijët.

 

Kur fillon fëmija të krijojë pavarësi?

Kjo ndodh rreth moshës 30 muajshe, pra është më i pavarur në lojë, ushqyerje, e madje edhe kryerjen e nevojave personale. Ndërkaq do të jetë edhe më i aftë të luajë në grup.

Në moshën 4-5 vjeçare fëmija tashmë mund të kujdeset për beben e vogël, dhe njëkohësisht ta konceptojë atë fëmijë si dicka që i përket jetës së tij. Mund ta ndihmojë të ushqehet, ta mbajë në krah, ta përkëdhelë, t’ju ndihmojë t’i ndërroni bebelinën, ta ngushëllojë kur qan dhe madje edhe të luajë me të.

 

Pra nga sa thamë më sipër fëmija do të ishte gati për të pasur një tjetër motër apo vëlla në moshën 4-5 vjeçare. burimi:pernenat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img