29,03,2024

Çfarë problemesh do të shfaqin në të ardhmen fëmijët e ndrojtur, ja rastet kur duhet të shqetësohen prindërit

Must Read

Një fëmijë i turpshëm është ai që nuk ndërvepron me të tjerët dhe që më shumë luan vetëm sesa me bashkëmoshatarët e tij. Heide Gazelle është një eksperte australiane e psikologjisë dhe ajo shpjegon se nëse fëmijës nuk i ikën turpi, atëherë prindi duhet të shqetësohet.
Duke shkruar për “The Conversation”, ajo shpjegon se kur një prind duhet të shqetësohet për faktin se fëmija i tij është i turpshëm. Një nga rastet është kur fëmija është i turpshëm jo vetëm me të rriturit, por edhe me fëmijët e tjerë.
Është e zakonshme për një të vogël që të jetë i stepur përpara të rriturve (sidomos burrave), por jo dhe aq e zakonshme kur stepet përpara të vegjëlve të tjerë. Një prind duhet të shqetësohet nëse fëmija nuk luan në grup me të tjerët, por preferon vetminë.
Kur një fëmijë luan me të tjerë, ai mëson aftësi që do të jenë baza e një zhvillimi normal. Gjithashtu mësojnë radhën e lojës dhe bashkëbisedimit, të negociojnë dhe të shprehin si duhet pikëpamjet e tyre.
Fëmijët që nuk luajnë me të tjerët nuk i marrin këto baza ose eksperiencë. Si rezultat, aftësia e tyre sociale do të jetë më pak e pjekur se e të tjerëve.
Turpi me shokët
Prindi duhet të shqetësohet nëse fëmija i tij është i turpshëm edhe me shokët e klasës, të cilët i takon çdo ditë. Nëse fëmija ka turp nga shokët e tij, kjo do të thotë se ai shqetësohet mbi mënyrën se si trajtohet nga fëmijët e tjerë.
Nëse një fëmijë është i turpshëm, por trajtohet mirë nga të tjerët, nuk ka problem. Problemi qëndron nëse fëmija i turpshëm trajtohet keq nga bashkëmoshatarët. Të turpshmit ka më shumë mundësi që të përjashtohen nga lojërat dhe e kanë të vështirë të krijojnë shoqëri. Kjo gjë dëmton shëndetin emocional të fëmijës.
Është parë se djemtë e turpshëm kanë më shumë vështirësi me shokët sesa vajzat e turpshme me shoqet.
Çfarë mund të bëjë prindi?
Fëmijët kanë nevojë për ndihmën e të rriturve për të mos u përjashtuar më nga shokët. Kur një prind merr vesh se fëmija i tij ngacmohet në shkollë ose kopsht, duhet të kontaktojë me institucionin.
Nëse një fëmijë ka aq turp sa mos të shkojë në ditëlindjet e shokëve ose festat e shkollës, atëherë duhet ta vizitoni te një psikolog fëmijësh.
Prindërit mund të bëjnë edhe vetë gjëra që do e ndihmojnë fëmijën të tejkalojë turpin. Për shembull, mund të rregullojnë takime me fëmijë të tjerë për të luajtur ose ta regjistrojnë fëmijën nëpër kurse të ndryshme.kidstime.als

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img