Shëndetësi

Çfarë ndodh me dhimbjen e kokës nëse pini lëng limoni me kripë Himalajesh


Dhimbja e kokës është një nga ato gjëra që shumë lehtë mund të shkatërrojë gjithë ditën tuaj, sidomos nëse nuk keni ndonjë qetësues më vete. Për të gjithë ju që vuani vazhdimisht nga një problem i tillë, sot do t’ju prezantojmë një metodë shumë efektive e cila duket se ka funksionuar për shumë persona. Për këtë recetë ju duhen :1 gotë ujë, lëngun i një limoni të shtrydhur dhe ½ deri në 1 lugë me kripë Himalajesh. Përzieni të gjithë ingredientët bashkë dhe kalojini në frulator që të shkrihet kripa e trashë me ngjyrë karakteristikë rozë. Po ku qëndron sekreti i saj ?! Sigurisht tek kripa e Himalajave. Kripa rozë e Himalajës njihet edhe si “ari i bardhë”. Ajo është e pasur me kripëra minerale që mungojnë në kripën e zakonshme, përmban mbi 80 të tillë, ndër të cilët gjejmë kryesisht hekurin. Edhe ngjyra e saj rozë shkaktohet nga prania e këtij minerali, por edhe nga fakti se ky varietet kripe nuk u nënshtrohet trajtimeve zbardhuese. Kripa rozë nuk rafinohet dhe nuk trajtohet me produkte kimike. Kjo kripë nuk është e ndotur. Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh. Stomaku ynë e thith më pak dhe shija e saj ka tendencë të nxjerrë më në pah shijen e ushqimeve, pa e mbuluar atë

To Top