24,04,2024

Çfarë duhet të dijë një grua shtatzënë përpara se të udhëtojë, ja rreziqet për çdo mjet udhëtimi

Must Read

Shtatzania nuk duhet t’ju kushtëzojë për të ndërmarrë një udhëtim por gjithsesi duhet të keni kujdes që të mos rrezikoni veten tuaj apo shëndetin e fëmijës. Para se të niseni për një udhëtim duhet të këshilloheni dhe të merrni aprovimin e mjekut.
A mund të bëj udhëtime të gjata me avion?
Sipas Kongresit amerikan të gjinekologjisë, nuk përbën aspak rrezik të udhëtosh në shtatzani edhe në muajt e fundit deri në momentin që nuk ke një problem shëndetësor të tipit: diabet i kontrolluar keq, anomali në plaçentë, hipertension, rrezik për lindje të parakohshme. Por duhet të dini se shumë kompani ajrore kërkojnë lejën e mjekut pas muajit të 8, dhe do t’ju ndalojnë hipjen në avion gjatë ditëve të fundit të shtatzanisë.
Udhëtimet me makinë
Shtatzania nuk ju jep të drejtën të mos përdorni rripin e sigurimit, i cili mbron jetën tuaj dhe të fëmijës. Pjesa e poshtme e tij duhet të vendoset në fund të barkut ndërsa pjesa e sipërme mes gjoksit. Nuk këshillohet të bëni më shumë se 200-300 km në ditë dhe duhet të evitoni makinat në gjendje të keqe, apo fuoristradat. Pushimet duhet të jenë sa më të shpeshta.
Më i këshillueshëm është treni
Ky është mjeti që këshillohet më shumë nga mjekët sepse është më shumë i besuar dhe më pak i lodhshëm. Periudha më e mirë për të udhëtuar është nga java e 16 deri në javën 28. Pernenta.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img