28,03,2024

Çeliku fillon sezonin pranverorë me fitore si vendas

Must Read

Kf Çeliku(Ferizaj) : Kf Rinia(Miradi) 5-2

Në kuadër të javës së shtatëmbëdhjetë (17) të Ligës së dytë-Grupi B të Republikës së Kosovës, sot me 17.03.2018 u zhvillua ndeshja në mes Kf Çelikut dhe Kf Rinia, e cila përfundoi me rezultat 5-2.
Ndeshja ishte e mire dhe me raste të shumta nga dyja ekipet por më efikas dhe më të vëmendshëm u treguan ekipi i Kf Çelikut.
Dyja ekipet zhvilluan futboll të bukur dhe atraktiv dhe pjesa e pare ishte e barabartë si për nga loja ashtu edhe për nga rastet.
Pjesa e pare përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi të parët përmes një goli të bukur të Adhurim Jonuzit pas një pasim të bukur nga Ardit Jetishi, për të barazuar rezultatin nga ekipi i Rinisë me anë të Ardina Selimit.

Pjesa e dytë ishte më e shpejtë dhe e tëra ishte në dobi të KF Çelikut, të cilët shënuan plotë katër gola. Goli i dytë u shënua nga Ardit Jetishi në minutën e 46 pas një goditje të bërë nga Fitim Shabani. Golin e tretë e shënoi Petrit Rushiti nga pika e njëmbëdhjetëmetërshit.
Për rezultatin 4-1 u kujdes prapë Adhurim Jonuzi, cili e përcjelli një goditje të Petrit Rushitit dhe nga afërsia me një goditje volej e shënoi për golin e katërt.
Pas këtij goli loja ra nga tempi dhe ekipi i Çelikut i la hapësirë ekipit të Rinisë të cilët e ngushtuan epërsinë në 4-2 përmes Muhamet Haradinaj.
Pas kësaj prapë në minutat e fundit ekipi i Kf Çelikut u ngriti tempon e lojës dhe shënoi edhe një gol.
Si duket ajka “deserti” i golave ishte ruajtur për fund kur lojtari me përvojë të madhe Petrit Rushiti prej një distance prej më shumë se 35 metra shënoi eurogol të vërtetë.
Golashënues:
1. Petrit Rushti (2)
2. Adhurim Jonuzi (2), dhe
3. Ardit Jetishi (1)
Duhet cekur se edhe referimi ishte në nivel dhe pa vërejtje nga dyja ekipet.
Ndeshja e radhës për ekipin e Kf Çelikut do të jetë me Minatorin e Magurës.
Për ekipin e Kf ÇELIKU u paraqitën: Ermir Haziri (Portjer), Fitim Shabani (Fatlind Nuhiu), Qëndrim Sejdiu, Mërgim Sefa, Driton Selimi, Erion Kosumi, Liridon Veliu, Petrit Rushiti (Flamur Uksmajli), Ardit Jetishi (Lindon Selimi), Taulant Hashani dhe Adhurim Jonuzi.
Rezervë: Heroid Bega, Arian Jetishi, Albert Sallahu, Fatlind Nuhiu, Flamur Uksmajli, Lindon Selimi.
Trajner: Ahmet Sylejmani,
Zyrtar Administrativ: Liridon Jetishi dhe Xhelal Sejdiu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img