29,03,2024

Çeliku fillon garat me fitore, mposht Xerxen me rezultat 2:0

Must Read

Në kuadër të javës së parë të ligës së Dytë të Kosovës në Futboll ekipi “Çeliku” nga Ferizaj shënoi fitore ndaj ekipi “Xerxa” me rezultat 2:0. Të dy golat për ekipin e Çelikut i shënoi Shpejtim Muhaxheri.
Çeliku filloi ndeshjen e parë kampionale përballë Kf Xërxa, të cilin e mposhti me rezulltat 2-0 me gollat e shënuar nga Shpejtim Muhaxheri në minutat 67 dhe 87.
Pjesa e parë përfundoi me barazim 0-0 edhe pse kishte raste të shumta nga dyja ekipet, por portjerët e të dyja ekipeve u dalluan me pritje të bukura.
Në pjesën e dytë ekipi i KF Çelikut ishte më këmbëngulës dhe lojtarët e këtij ekipi vendosën që në startin e kampionatit të sjellin fitore.
Ekipi i KF Çelikut ka lojtar cilësor dhe me potencialin e saj synon pjesën e epërme të tabelës. Gjithashtu lojërat e saj janë të bukura për shikues dhe garantojnë se në ndeshjet tjera do të tregojnë ndeshje edhe më cilësore dhe shikuesit e saj nuk do ti zhgënjejnë.
Loja ishte korrekte nga të dyja palët dhe referimi ishte në nivel për çka meritojnë lëvdatat më të mëdha.

Pas një kohe të gjatë të mosfunksionimit të klubit “Çeliku” kY ekip është riaktivizuar falë vullnetit të mirë të dashamirëve të futbollit e posaqërishtë të klubit Çeliku. Me këtë fitore edhe pse fillimi i kampionatit djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Ahmet Sylejmani do të jenë pretedent për inkuadrim në një rang më të lartë garash

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img