29,03,2024

Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit E.H.

Must Read

Ferizaj 29 tetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H..shtetasi Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik  nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake tëDivizionit Penal –Imri Sejda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtiti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj..

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit  të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, ku në rastin konkret është humbur një jetë njeriu dhe familjarët e të ndjerit mund të jenë në gjendje emocionale dhe nga kjo shtohet nevoja për ruajtjen e rendit publik, ku hyn edhe rreziku që i kanoset të pandehurit duke pasur parasysh se ka qenë një aksident me fatalitet.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img