19,04,2024

Business Support Center Kosovo (BSCK) ofron trajnime falas në fushën e ndërmarrë sisë për personat në nevojë

Must Read

Business Support Center Kosovo (BSCK) ofron mundësi trajnimi falas për trajnime në fushën e ndërmarrë sisë për personat në nevojë, në kuadër të Projektit “Ri-integrimi i individëve të riatdhesuar dhe pengimi i migrimit ilegal të grupeve në nevojë”, i cili financohet nga DIMAK/ GIZ.
Qëllimi i projektit është të parandalojë tendencat e migracionit dhe të mbështesë përmirësimin e kushteve të jetesës së individëve në nevojë në 6 komuna të Kosovës (Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri dhe Fushë Kosovë), duke lehtësuar qasjen e tyre në biznes, vetëpunësim dhe punësim të qëndrueshëm, përmes trajnimeve në grupe dhe këshillimeve individuale, në fushat si:
a) Ndërmarrësi (3 ditë),
b) Biznes plan dhe Marketing (4 ditë),
c) Planifikim financiar (3 ditë).
Trajnimet në grupe do të fillojnë prej datës 22/nëntor/2017, ato do të mbahen në sallën e takimeve/ Komuna Ferizaj, dhe secili grup trajnimi do të zgjasë 10 ditë. Pas përfundimit të trajnimeve në grupe, secili përfitues do përfitoj nga 10 orë konsulencë individualisht.

Kontakti : +37744582181 – Bsc Kosova

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img