29,03,2024

Burra e gra të një fshati kapen me hashash nga policia shqiptare (Foto)

Must Read

Në saje të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë dy gra dhe një i moshuar, 82­vjeçar. Operacioni ka pasur si qëllim të kontrollonte çdo banesë të zonës, për të cilat kishte pasur edhe informacione paraprake për posedim droge.

Policia bëri të ditur se janë arrestuar shtetasit Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në Vlorë, Artan Skënderaj, 35 vjeç, nga Ksamili, Leo Tafa, 33 vjeç, Eglantin Tafa, 35 vjeç, Ardit Tafa, 20 vjeç, Dorian Tafa, 34 vjeç, Miklovan Kuka, Meto Skënderi, 38 vjeç, që të gjithë nga Libofsha. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset J.M., 26 vjeçe, banuese në fshatin Malas, Mallakastër, dhe T.Gj., 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Mehmet Skënderajt, në fshatin Ninësh, të gjithë këta shtetas janë kapur në flagrancë duke tharë kanabisin. Në këtë banesë, sipas Policisë, u gjetën 145 kg kanabis sativa dhe 425 fara bime kanabis, ndërsa shtetasit e tjerë të mësipërm dyshohet se ishin të punësuar. Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Fatos Skënderajt, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh.

Në banesën e tij u gjetën 91 kg lëndë narkotike kanabis sativa, një armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 copë fishekë. Gjithashtu u prangos dhe Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në të njëjtin fshat Në të njëjtën kohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 22 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në vijim u arrestua edhe Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 82­vjeçarin A.S., banues po në fshatin Ninësh, Mallakastër. Lëndë narkotike u gjet edhe në banesën e Fatos Skënderajt, 33 vjeç, nga fshati Ninësh.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua dhe u sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, duke çuar në prangosjen e tij. Në saje të të njëjtit operacion, Policia e Fierit bëri të ditur se janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e një tjetër të moshuari, shtetasit V.S., si dhe P.S., 39 vjeç, pasi në banesën e 81­vjeçarit, e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas të dhënave, janë vetë banorët të cilët për shkaqe konkurrence denoncojnë njëri­tjetrin, duke bërë që të gjithë të vetëzbulohen për uniformat blu.

8

7

6

4

3

1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img