16,04,2024

Burim Ugzmajli për asamblenë komunale.

Must Read

Postim i sponsorizuar.

Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt
Që kur Dega e LDK-së në Ferizaj, më dha me plot besim mundësinë për të kandiduar për Asambleist në Kuvendin Komunal të qytetit tonë, kam vlerësuar dhe gjykuar thellë , me përkushtim, sinqerisht,
dhe dinjitetshëm për nevojat e qytetarëve të qytetit tim. Asnjëherë, në jetën time nuk kam jetuar me ëndrra të gjumit, por gjithmonë kam ëndërruar duke punuar ndershëm dhe duke ecur vendosmërisht përpara, drejt qëllimeve më të mira dhe më të rëndësishme për familjen time,prej së cilës fillon ndërtimi i shoqërisë së shëndoshë, për miqtë mi , dashamirët dhe pa dyshim për të gjithë bashkëqytetarët e mi.
Të nderuar bashkëqytetarë, vota juaj për mua, nuk është thjesht, një letër e hedhur në një kuti, por është një detyrim që nxit vullnet, besim, përkushtim, seriozitet dhe punë. Unë, nuk kam frikë nga përgjegjësitë e mëdha, as nga premtimet e mia, për më tepër, përgjegjësitë dhe premtimet ma bëjnë jetën time më të dobishme dhe më të vlefshme, sepse dua dhe dëshiroj të jem i dobishëm për qytetin tim dhe për qytetarët e tij.
Bashkëqytetarë të nderuar, vota juaj për mua, sjell dobi për ju, vota juaj për mua, sjell respekt për ju, vota juaj për mua, sjell zhvillim për qytetin tonë, vota juaj për mua, sjell mirëqenie për fëmijët tuaj, vota juaj për mua, sjell atë për të cilën ju keni nevojë, qyteti ynë ka nevojë, gjyshërit tuaj kanë nevojë, prindërit tuaj dhe familja juaj ka nevojë. Vota juaj për mua, është suksesi ynë i përbashkët, për një të ardhme të shëndetshme në familje, në shoqëri dhe në vendlindje.
Me respekt,
Mr.sc. BURIM UGZMAJLI
#BURIMI43

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img