20,04,2024

BSPK kërcënon me grevë të përgjithshme në janar

Must Read

BSPK thotë se këtë reagim Qeveria mos ta merr si kërcënim, por si ftesë publike për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë e pavolitshme “për shkak të pakënaqësive që kemi marrë nga anëtarësia dhe Federatat Sindikale”.

Duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë se ngritja e pagave do të bëhet nga janari 2018, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, për datën 4 janar ka ftuar Kryesinë Ekzekutive të BSPK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës:

Hapat që duhet marrë për paralajmërimin e Qeverisë për ngritjen e pagave në sektorin Publik, vetëm 5% ?

Në këtë takim, sipas njoftimit për media, do të vendoset për veprimet sindikale në qoftë se nuk merren parasysh kërkesat e BSPK-së dhe Federatave Sindikale, por shkohet me vendim të njëanshëm të Qeverisë.

“Njëherësh Kryetari i BSPK-së, i fton Federatat Sindikale që të mobilizojnë anëtarësinë për veprime sindikale konform statutit, ligjin mbi organizimin sindikal, ligjin mbi grevën dhe marrëveshjes kolektive, në qoftë se bisedimet nuk zhvillohen dhe nuk japin rezultate. Gjithashtu BSPK, kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës nëse detyrohemi të përdorim veprime sindikale deri te greva e përgjithshme, për çka jemi të vetëdijshëm se nuk është e mirë, sepse shkakton ndërprerje të procesit mësimor, shërbimeve mjekësore, shërbimeve publike, shërbimeve policore të lejuara ligjërisht, ndërprerja e prodhimeve nëpër Korporata e pasoja të tjera”, thotë BSPK në këtë reagim.

Për të mos ardhur deri te veprimet Sindikale, BSPK-ja edhe një herë kërkon nga Kryeministri që të gjejë kohë për bisedime e sidomos duke e pasur parasysh që BSPK ka një marrëveshje mirëkuptimi të nënshkruar nga Kryeministri Haradinaj dhe Kryeparlamentari Veseli, ku një ndër pikat e kësaj marrëveshje është konsultimi paraprak i Qeverisë me Sindikatat për të gjitha çështjet që lidhen me të punësuarit.

Dhe në fund, BSPK ka uruar anëtarësinë e saj për Vitin e Ri 2018!

“Këto festat e shumëpritur gjithmonë krijojnë një humor të veçantë, zgjojnë ndjenjat dhe mendimet më rrezatuese. Ne i shoqërojmë me to shpresat për ndryshime pozitive dhe ndryshime të mira, për zbatimin e suksesshëm të planeve të planifikuara. Nga thellësia e zemrës sonë duam të falënderojmë të gjithë punëtorët për punë të madhe dhe kontribut për kauzën e përbashkët. Faleminderit për profesionalizmin, mençurinë, durimin dhe optimizmin tuaj. Le të sjellë fitoret dhe arritjet e reja të Vitit të Ri 2018, me lajme të mira dhe suksese financiare dhe fitore të punës. Sinqerisht ne dëshirojmë shëndetin, paqen dhe ngrohtësinë, mirëqenien dhe humor festive për ju dhe të afërmit tuaj! Gëzuar Vitin e Ri! Le të realizohen planet tuaja”, përfundon komunikata e BSPK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img