20,04,2024

Brexit – sinjal i balansimit të fuqisë?

Must Read

Salihe Salihu

-Referendumi në Britani po afrohet dhe kjo ditë (23 qershor) duket se ka shkaktuar një dridhmë tronditëse brenda Unionit Europian. Sikleti aq i madh ndër shtetet anëtare të Unioni Europian duket se do të vazhdon  deri ne deklarimin e rezultatit përfundimtarë. Më pastaj pavarësisht rezultatit do të qartësohet vija e Unionit Europian dhe do të përcaktohet me ose pa Britaninë .

Hezitimet e britanezëve për të qenë pjesë e Unionit Europian nuk janë aq befasuese po që se analizojmë qëndrimet e tyre politike që nga enter-imi i  tyre në UE. Britanezët nuk ishin aq euforik apo aq të entuziazmuar për të qenë pjesë e këtij unioni dhe ishin mjaft skeptikë deri në vitin 1973. Skepticizmi i tyre nuk ishte i bazuar  vetëm në mos-gatishmërinë e tyre për të qenë anëtarë të UE-së por në fakt ishte një indikator i mbajtjes së ekuilibrit të pushteteve ndërkombëtare,  në mes të Europës dhe SHBA-ve.

 

Britania e Madhe si aleate e përkushtuar dhe me bindje politike të determinuar se SHBA-të duhet të influencojnë  Europën mbajtën një qëndrim të heshtur (acquiesce) deri në plotësimin e pritshmërive të tyre. Vetëm atëherë kur në Europë filloj përhapja e demokracisë, siç nihet si vala tretë e demokracisë,  dhe kur këto vlera demokratike filluan të penetrohen në shtetet evropiane. Dhe pikërisht në këtë periudhë kohore, pas kalkulimeve politike, Anglia vendosi që të bëhet pjesë e UE-së.

 

Tani ka një konkurrim të ri dhe llogaritje me parametra tjerë.  Forcimi i Unioni Europian nuk është duke ecur gjithherë në bazë të parimeve të parapara por shpeshherë politika evropiane është e ndikuara dhe si pasojë me procese të stërvonuara, rasti konkret është vonesa ndaj Ukrainës si dhe neglizhimi i implementimit të Marrëveshjes  Brukselian, për rastin e Mitrovicës së Kosovës.

 

Ngufatja e politikës Europian nga elementë dhe nga aktorë tjerë  që shihen me dyshime dhe duken se kanë prapaskena kanë ngritur vëmendjen e shumë europianëve por më të guximshëm për të reaguar po tregohen britanezët duke sinjalizuar se ndikimi i tyre në politikën bërjen e të ardhmes Europiane duhet të jetë faktorizues dhe më i pranishëm.

 

Edhe në vizitën që presidenti i SHBA-ve  Barck Obama i bëri Britanisë në prill të këtij viti ndonëse e paralajmëronte Britaninë për konsekuencat në rast të fitores së brexitit megjithatë e linte derën hapur që të rifilloj negocimet për të vazhduar bashkëveprimet dhe bashkëkoordinimet me Britaninë, megjithëse duhet të priste në radhë si e fundit për rinegocim të marrëdhënieve mes tyre. Por britanezët llogarisin me kokë të ftohtë, më mirë i fundit e dominues se i pari e pa ndonjë ndikim.  Kështu që as këshilla e Barak Obames nuk u ndie si ndonjë kërcënim që mund të shkaktonte panik.

 

Reagimet që janë të shfaqura nga dy taboret,  brexit dhe qëndrim, flasin që nuk do të jetë ndonjë tronditje aq e madhe sepse edhe brexit-tët edhe qëndruesit zhvillojnë një matematikë politike duke vlerësuar se përmes kundërshtimeve të matshme të arrin ndryshim e kahjes politike të EU-së, për një Union më fuqiplotë dhe më zhvillimor. Në këtë rrjedhë të procesit që do të përfundoj pas dy ditëve nuk shihet shumë e mundshme që të triumfojnë brexit- por do të triumfojë vija e re përcaktuese e Britanisë brenda  UE-së dhe do të nxisë dhe  shtyjë politikat e UE-së në drejtimin e duhur.

 

Pra, sa janë gjasat për Brexit realisht?  Pa nënçmuar ose minimizuar përkrahjen e Brexit në Britani megjithatë kujtoj se ana për të qëndruar brenda do të jetë triumfuesja që do t’a finalizoj të ardhmen e Britanisë dhe tentim për secesion nga Unioni Europian do të mbetet në arkivat shtetëror si një ditë e përpjekjeve historike që ju mundësua qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre përmes referendumit.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img