19,04,2024

Bordi i drejtorëve diskuton për gjendjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Must Read

Ferizaj.22.01.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin ndërsektorial të Komunës së Ferizajt, mirëpo vlen të theksohet se pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte gjendja e sigurisë dhe mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht pastrimi i tyre nga reshjet e borës, për të cilat kryetari Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive se bashkë me drejtorin e shërbimeve publike si dhe kompaninë “Pastërtia” kanë mobilizuar gjithë mekanizmin institucional për të evituar bllokimin e akseve rrugore në zonën urbane dhe rurale.

Për këtë çështje, kryetari Aliu ka njoftuar se në baza vullnetare janë ofruar kapacitetet teknike e kadrovike edhe nga kompani private për të cilat kryetari Aliu në emër të Komunës së Ferizajt i falënderoi publikisht. Situata me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga reshjet e borës është në kontroll të plotë të autoriteteve komunale dhe qytetarëve i mundësohet qarkullimin e lirë.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për riorganizimin e trafikut në zonën qendër, përkatësisht vendimet e kryetarit Aliu, pas konsultave profesionale me inxhinierë të komunikacionit për të cilat apelohet tek qytetarët dhe institucionet e sigurisë për implementimin e tyre të plotë duke filluar që nga dita e sotme.

Në këtë mbledhje u diskutuan edhe shumë çështje të tjera, si  organizimi për festimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizimi i brendshëm në administratën komunale, përgatitjet për seancën e Kuvendit Komunal si dhe çështje të tjera për sektorë të ndryshëm komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img