28,03,2024

Blerina Murtezi boton librin e parë me poezi

Must Read

Blerina Murtezi nga fshati Rakaj i Ferizajt, ka përmbledhur poezitë e saja në një libër të titulluar ‘’Guxo’’, promovimi i të cilit do të bëhet më 24 korrik në Qendrën e Kulturës në Ferizaj. Këtë libër Blerina ia ka kushtuar vëllait të saj i cili njëjtë sikurse ajo vuante nga sëmundja Distrofia Muskulore dhe nuk jeton më.

“Forcë më dha dhimbja për vëllain tim që ka vdekë dhe kam fillu me shkru, aty e kam gjetur veten me poezitë e mija, kur kam fillu me shkru i kam shpreh gjërat që i kam mbajtur brenda dhe jam shumë e lumtur që u plotësua ëndrra ime dhe nuk e kam besu që mundet me mu realizu dhe jam shumë e befasuar sot, tre vitet e fundit kam biseduar me shoqet e mia Fitore Dervishi, ajo ishte si hajgare në fillim edhe më tha dërgomi poezitë t’i shoh dhe më thotë Blerinë nuk bën hiç pa i botuar këto dhe tani besoj që do të shkruaj më mirë, se më herët nuk më pëlqenin, nuk kisha dëshirë me ia tregu askujt, ndërsa tash besoj se do të shkruaj edhe më mirë”,tha Murtezi.

Redaktori i librit ‘’Guxo’’ Kemajl Aliu, tha se në këtë libër me poezi, autorja shpalos ndjenjat e personave me nevoja të veçanta.

“Libri ‘’Guxo’’ i poetes Blerinë Murtezi shquhet për një botë jashtëzakonisht të pasur poetike ku ka një emocion karakteristik, ajo flet për një botë për plotë vetmi, dramacitet, flet për rrugët e këputura, flet për stinët që e kanë fundin e luleve, flet për një rrugë të harruar ku engjëlli udhëton nëpër shi, flet për karrocën, jetën në karrocë të cilën nuk mund ta kuptojmë sa duhet, thjeshtë është fjala për një botë, një shtëpi pa dritare ku autorja falë guximit ka mbërri mbase në fund që të gjej yllin e shpresës ku komunikon në një mënyrë shumë të veçantë”, tha Aliu.

Kurse, udhëheqësja e shoqatës “Hendifer”, Fazile Bungu, tha se rasti i Blerinës është shembull i mirë për të gjithë personat me nevoja të veçanta, për t’iu treguar atyre se edhe ata munden.

“Blerina ka pasur fatin që në moshën 14 vjeçare të jetë person me aftësi të kufizuar, deri në moshën 14 vjeçare ka qenë mirë ndërsa në moshën 14 vjeçare e ka atakuar sëmundja dhe ka mbetur në karrocë, aty ka filluar ta humb vetëbesimin dhe ne kemi punuar shumë në këtë drejtim që t’ia kthejmë vetëbesimin Blerinës dhe të pajtohet me realitetin që atë tashmë e ka atakuar, kemi pasur vështirësi ta bindim që të ulet në karrocë, mandej kur e njëjta sëmundje e atakoi edhe vëllain e saj më të ri se Blerina dhe pas vdekjes së tij Blerina është mbyllur në vete dhe nuk donte me komuniku me askënd dhe sa herë kemi shku kërkesa jonë ka qenë që atë që e mundon Blerinën le ta shkruan dhe Blerina filloi me shkru”, tha Bungu.

Libri “Guxo” shtjellon tema të ndryshme dhe synon të trokasë në ndërgjegjen e shoqërisë mbi dukuri e situata të ndjeshme nëpër të cilat kalon secili njeri nëpër faza të ndryshme të jetës, përfshirë këtu edhe humbjen e më të dashurve, por edhe guximin e tejkalimit të sfidave me të cilat na përballë jeta, ashtu siç e përballi autoren e librit, e cila tash e disa vite vuan nga Distrofia Muskulore, sëmundje kjo që e ka lënë në karrocë./Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img