19,04,2024

Blerim Grainca: LDK e gatshme për zgjedhje, ndonëse tash nuk është koha

Must Read

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

Në një lidhje direkte në kuadër të emisionit Info Magazine në Klan Kosova, Grainca deklaroi se nuk ka asnjë arsye që Kosova të hyjë në zgjedhje.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, flet për zgjedhje të parakohshme”.

“Por, Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018, e deri atëherë kemi shumë probleme për të zgjidhur – punësimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin”.

Grainca tha se edhe po të ketë zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme në çdo kohë t’i nënshtrohet një procesi zgjedhor.

“Ne e pranojmë garën zgjedhore dhe nuk frikohemi. Ne jemi parti serioze. Nuk i ikim procesit zgjedhor”.

“LDK është e gatshme për çdo variant”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img