23,04,2024

Bleona Qereti merr propozimin e radhës për martesë! (Video)

Must Read

Këngëtarja Bleona Qereti ka marrë një propozim të ri për martesë nga një adhurues i saj, duke patur si ‘shkesë’ komedianin Ermal Mamaqi.
Pak kohë më parë, këngëtarja vendosi disa kushte për të gjetur një partner. Një prej kushteve ishte që t’i blinte asaj një unazë të çmuar e pse jo të bënin edhe tre fëmijë e duket se kandidatët e parë kanë filluar të marrin guximin të dalin publikisht e të shprehin ndjenjat e tyre për këngëtaren. I pari është Arlindi i cili në një video të realizuar me Ermal Mamaqin, mikun e këngëtares, shpreh interesin e tij për dashurinë e Bleonës.

“Hello Ona (se Ona i them unë). Vetëm vendosi gishtin në çfarëdolloj vitrine apo dyqani ku mund ta kesh parë atë unazë, apo ndonjë kasafortë banke qoftë në Europë apo Las Vegas. Unë do vij më pas me këtë çelës e do i hap të gjitha. Ndërsa sa i përket tre fëmijëve mund të bëjmë edhe pesë përnjëherësh”, thotë Arlindi për këngëtaren në një video të publikuar në rrjete sociale nga Mamaqi, shkëputur nga një pjesë e emisionit të tij./Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img