25,04,2024

Biznesmeni i njohur nga Londra, Avdyl Gula, mbajti ligjëratë para studentëve të USHAF

Must Read

Përvojë të re për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka sjellë biznesmeni i njohur nga Londra, z. Avdyl Gula, me një ligjeratë që e ka mbajtur para studentëve, ku ka folur për përvojën e tij në biznes dhe për mundësitë që ofron kjo fushë.

Biznesmeni kosovar Gula ka porositur studentët që të shfrytëzojnë maksimalisht njohuritë e tyre dhe t’i zgjerojnë vazhdimisht ato gjatë studimeve, në mënyrë që të dinë të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofron bota e biznesit.

Z. Gula, po ashtu, ka biseduar me studentët e Fakultetit të Menaxhimit (i cili fakultet edhe e ka organizuar këtë ligjëratë), për çështje të rëndësishme rreth ekonomisë vendore, por edhe asaj në vende të tjera.

Ndërsa, studentët u shprehën të kënaqur për faktin se, ndër të tjera, Universiteti po ua ofron atyre edhe mundësinë që të përfitojnë nga përvojat e njerëzve të suksesshëm të fushave të ndryshme, në këtë rast në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë.

Biznesmeni Gula është pronar i kompanisë “Panorama Sharr”, e cila merret me ndërtime, ka biznes të restoranteve në Londër, ndërsa merret edhe me patundshmëri. Para tri vitesh, ai ka ardhur në Kosovë si investitor nga Londra dhe ndër të tjera, ka ndërtuar pallatin me 76 banesa në Kaçanik.

14681713_1078703338912415_4293658509996410766_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img