29,03,2024

Bizneset ferizajase sërish do të kenë përkrahje

Must Read

Bizneset ferizajas ato fillestare dhe ekzistuese do të kenë mundësinë e e bashkëfinancimit përmes Komunës së Ferizajt dhe organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg.

Pikërisht për këtë çështje këtë të premte, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg, Finsik Beqiri, kanë bërë edhe nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit.
Sipas drejtorit të zhvillimit ekonomik dhe turizmit Shemsedin Sojevës, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të gjithë bizneset ekzistuese, por edhe fillestare sepse do të kenë mundësinë edhe të përfitimit.

14524504_1278468098854677_3963847705508802539_o
“Është një marrëveshje shumë e mire se ardhur për ne, sepse përmes saj bizneset mund të rrisin edhe numrin e punëtoreve, dhe ne do ti përkrahim bizneset deri në fund, përmes kësaj marrëveshje”, ka thënë drejtori Soejva.

Përmes kësaj marrëveshje do të ndihmohen 65 biznese të komunës së Ferizajt, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën mbi 200 mijë euro, mjete këto të Komunës së Ferizajt dhe të organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg .

Edhe Fisnik Beqiri nga drejtor i organizatës Foundation Kosovo-Luxebourg, qëllimi i këtij projketi dy vjeçare është përkrahja e bizneseve fillestare dhe ekzistuese që operojnë në komunën e Ferizajt.

“Bizneset e vogla do të përkrahën me shumën maksimale prej 2 mijë eurosh, shumë kjo që do të ipet në formë të pajisjeve për zhvillimin e biznesit. Ne së bashku me komunën do të implementojmë këtë projekt që nga hapat e parë e deri në përfundim të këtij projekti. Bashkërisht do të përcaktojmë edhe kritetet për përzgjedhjen e bizneseve dhe besojmë që gjithçka do të shkojnë në mënyrë transparente, ku ne si organizate jemi të certifikuar edhe me ISO standarde, kështu që procedurat që ne do të implemontojmë në këtë projekt do të jenë të standardizuara me standard të lartë”, ka thënë Bytyqi.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje ky projekt do të na shpërbeje si model edhe për projektet të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img