20,04,2024

Bizneset e Ferizajt i thonë PO qeverisjes nga Agim Aliu

Must Read

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mbrëmë kanë takuar qindra biznese të fuqishme të Komunës së Ferizajt.

Me këtë rast, para të pranishmëve, kandidati Aliu, shpalosi vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe rritjes së punësimit bazuar në hapa konkret të përfshira në platformën e tij qeverisëse.

Po kështu, bizneset pjesëmarrëse në këtë takim, u informuan për veprimet konkrete që do të marrin organet komunale për të përmirësuar dhe lehtësuar të bërit biznes. Ndër të tjera kandidati Aliu theksoi: “Bizneset janë motori, fuqia dhe gjallëria e Ferizajt. Unë do të jem përherë avokues i politikave për lehtësimin e të bërit biznes në komunën tonë, duke siguruar qeverisje në bashkëpunim me ju, në konsultë të përhershme me ju, për t’i dhënë Ferizajt edhe më shumë shanse për krijimin dhe zgjerimin e biznesit, rrjedhimisht punësimin e qytetarëve tanë dhe rritjen e standardit të jetesës për të gjithë. Unë, së bashku me ekipin tim, kemi hartuar një plan detal mbi politikat dhe veprimet që do të ndërmarrim në favor të ekonomisë lokale, me qasje të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunuese me bizneset ferizajase” deklaroi kandidati Aliu.

Poashtu, bizneseve pjesëmarrëse në këtë takim, me një fjalë rasti iu drejtua edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili falënderoi biznesin ferizajas për kontributin e jashtëzakonshëm në arkën e shtetit dhe rritjen e punësimit, paçka theksoi se me Agim Aliun kryetar të Komunës së Ferizajt, mbështetja dhe promovimi i bizneseve do të jetë kryefjala e qeverisjes së tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img