19,04,2024

Bitcoin rimerr veten

Must Read

Për më pak se një muaj rënie të vlerës së kriptovalutave, veçanërisht të Bitcoin, aktualisht çmimi i tij, sipas CoinMarketCap është 9,766.44 dollarë me një rritje prej 6.03 për qind brenda 24 orëve të fundit, shkruan Telegrafi.

Bitcoin brenda periudhës një mujore pikën më të ulët e kishte me datë 6 shkurt kur u tregtua me 6,121.35 dollarë.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka rritje, gjithashtu Ethereum është rritur me 4.19 për qind, Ripple me 5.39 për qind, Bitcoin Cash me 3.58 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë kapital më të madh të tregut, rritjen më të madhe e ka Litecoin me 10.75 për qind.

Burimi: CoinMarketCap

Kjo rënie e madhe e kriptovalutave ishte si rezultat që Kina dhe shumë vende të tjera kishin vendosur të ndalojnë tregtinë e kriptovalutave.

Banka Qendrore e Tailandës të hënën ka ndaluar institucionet financiare në vend nga pesë aktivitete kyçe të kriptovalutave, duke përfshirë blerjen e tyre me kartë krediti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img