25,04,2024

Bitcoin kap vlerën e mbi 10 mijë dollarë

Must Read

Bitcoin u rrit me 8 për qind ditën e enjte duke kapur vlerën e mbi 10.200 dollarë në indeksin e çmimeve Coin Desk, duke rikuperuar më shumë se 4 000 dollarë pas rënies nën 6000 dollarë të martën e kaluar.

Rritje shënuan gjithashtu edhe monedha të tjera digjitale si Etherum, Ripple, Litecoin.

Tom Lee, i Fundstrat Global Advisor tha përmes një raporti se rikuperimet e Bitcoin marrin 1.7 herë më shumë se kohëzgjatja e rënies. Kjo nënkupton se 85 ditë janë të nevojshme për të arritur nivelin e mëparshëm, çka sipas tij kjo pritet të ndodhë në korrik 2018.

Ndërkohë, Koreja e Jugut shfaqi një tjetër qëndrim ndaj kriptomonedhave këtë javë, përmes një raporti sipas të cilit qeveria po shqyrton mundësinë e një sistemi të licensimit të shkëmbimit të monedhave digjitale.

Sistemi i licencimit mund të jetë i ngjashëm me atë të sistemit “BitLicense” të Nju Jorkut, i cili u jep firmave që merren me monedhat virtuale një licencë për të vepruar. Koreja e Jugut është një nga tregjet më të mëdha të kriptomonedhave në botë.

Lee shtoi më tej se ka pasur shumë frikë, pasiguri dhe dyshim në tregje, gjatë javëve të fundit, por ato janë duke u zbehur tashmë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img