24,04,2024

Besnik Zeneli, kryetar i partisë Socialdemokrate që udhëheq 11 bashkësi në komunën e Helsingborgut të Suedisë

Must Read

Besnik Zeneli, i riu nga Nerodimja , i cili në vitet 90-ta për shkak të represioneve të shtetit serb u detyrua të shpërngulet nga Kosova, tani udhëheqë me socialdemokratët në provincën e rrethinës së komunës së Helsingborgut të Suedisë.
Zeneli është biri i gazetarit të njohur ferizajas, Selim Zeneli, i cili pas mbylljes dhe okupimit të medieve në gjuhën shqipe u detyrua të largohet nga Kosova.
Besnikun kjo situatë e gjeti në vitin e dytë të shkollës së mesme të atëhershme të cilën kishte filluar pas kryerjes së shkollës fillore në Manastirc të Ferizajt. Së bashku me familje ai së pari u vendos në veri të Suedisë por pas një kohe të shkurtë sërish u shpërngul në jugun e këtij shteti, atje ku mërgata shqiptare ishte më e përqendruar.
“ Pas përfundimit të shkollës u angazhova në një sindikatë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve që ishte pjesë e Partisë Socialdemokrate, një parti e krahut të majtë” thotë Zeneli.
Por angazhimi në sindikata nënkupton edhe angazhimin në vetë subjektin që e ka krijuar sindikatë.
“”Pas angazhimit në sindikatë edhe fillova aktivitetin në këtë parti ku jam zgjedhur edhe kryetar i këtij subjekti për Partinë Socialdemokrate. Provinca ku tani unë jam kryetar udhëheq me 11 bashkësi lokalë, pra kjo është provincë në rrethinën e komunës së Helsingborgut të Suedisë” thotë Zeneli.
Angazhimi i Zenelit në këtë subjekt ishte edhe nevojë e kohës pasi si mërgimtarë ishte subjekti I cili më së shumti merrej me mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e që në këtë pjesë shqiptarët ishin në shumicë.

“Në zgjedhjet e vitit 2014 fituam dhe udhëheqim shtetin së bashku me partin e gjelbër. Partitë tjera janë te djathta dhe i favorizojnë kapitalistet. Për këtë arsye shumica e të huajve dhe sidomos Shqiptaret e votojnë partin Socialdemokrate. Pushtetin qendror dhe parlamentin udhëheqim por jo edhe në provincë për arsye se nuk kemi mundur të merrem vesh me partin e gjelbër në nivel lokal ” thotë Zeneli
“ Suedi është një shtet ku shqiptarët janë integruar shumë mirë pasi politikat shtetërore u japin mundësi të gjithëve dhe stimulohen në shkollim dhe integrim në jetën e shtetit suedez” thotë Zeneli.
Por fakti se kryeministri suedez vije po nga ky subjekt politik , pra partia Socialdemokrate, tregon për rëndësinë e pozitës që ushtron Besnik Zeneli në këtë pjesë të shtetit skandinav.

Besnik Zeneli me kryeministrin sudez Stefan Löfven qe esht edhe kryetar i Partis Socialdemokrate.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img