16,04,2024

Besart Jashari nga PDAK emërohet zëvendës Ministër në MPMS

Must Read

Përmes një komunikate për media Besart Jashari ka bërë të ditur se është emëruar zëvendës Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovë. Emërimi i Jasharit në këtë post ka ndodhur pas ndryshimeve të cilat ndodhën ditëve të fundit, dorëheqjes së Qazim Rrahmanit nga PDAK dhe largimi i tij nga MPMS në postin e zëvendës Ministrit Për Kulturë,Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës.
Deklarata e plotë e zëvendës Ministrit Jashari:

Të dashur miq,

Fal jush dhe përkrahësve të Partisë Demokratike të Ashkanlinjëve të Kosovës (PDAK), më datën 18.01.2017 kam pranuar Vendimin Nr.004/2017 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, në bazë të të cilit jam emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Përveç që është një e arritur e madhe për komunitetin Ashkanli, kjo pozitë është njëherit edhe një përgjegjësi shtesë, që të jem në shërbim të mbrojtjes së interesave të komunitetit tim dhe të gjithë qytetarëve të tjerë pa dallim. Pavarësisht të arriturave të subjektit politik PDAK gjatë gjithë kohës së kaluar, kanë mbetur ende sfida me të cilat duhemi të përballemi, në veçanti për sa i përket çështjeve sociale prandaj angazhimi im në MPMS është një mundësi e mirë që të zhvillojmë më tej politika të qëndrueshme që do të kontribuonin në përmirësimin e gjendjes së komuniteteve.
Emërimi im në pozitën e zëvendësministrit në MPMS është një tregues i mirë dhe shumë domethënës që PDAK me Kryetarin z.Danush Ademi historikisht dhe tani është shembull i përkujdesjes dhe krijimit të hapësirave për të rinj. Prandaj, u bëjë thirrje të gjitha ata që dëshirojnë që idetë e tyre të shndërrohen në realitet, t’i bashkëngjiten PDAK në rrugëtimin e ndryshimeve dhe të arritjes së prosperitetit.
Me qëllim që të arrihen rezultatet e kënaqshme, unë pres edhe ndihmën tuaj !

Faleminderit,

Besart Jashari
Zëvendësministër në MPMS.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img