25,04,2024

Besa , kampion i Kosovës në hendboll

Must Read

Besa Famgas ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Për skuadrën pejane të hendbollistëve është titulli i gjashtë rresht dhe kështu Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës.

Besa titullin e festoi të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në qytetin me traditë të hendbollit. Besa e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 26:25, në një ndeshje tjetër shumë të fortë në mes dy skuadrave dhe poashtu shumë dramatike. Fituesi u vendos vetëm në aksionet e fundit, ndërsa Besës do t’i mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion. Besa të mërkurën në Pejë fitoi 16:15 dhe me dy fitore në finale të plejofit stoliset me titull të kampionit.

Skuadra pejane është renditur e para në pjesën e rregullt të kampionatit, kurse në gjysmëfinale kaloi Vëllaznimin. Kastrioti në stinorin e rregullt ishte i dyti, kurse Prishtinën e kaloi në gjysmëfinale. Por ferizajasit kanë pasur poashtu një edicion shumë të suksesshëm. Kanë fituar Kupën e Kosovës, duke mposhtur Besën në gjysmëfinale dhe Prishtinën në finale.

Gjatë tërë edicionit Besa e Kastrioti ishin rivalë të mëdhenjë dhe kështu kanë shtyrë para garën në Superligën e Kosovës.

Dhe si të gjithë ndeshjet e këtij edicioni mes Besës e Kastriotit edhe ndeshja vendimtare ishte e fortë, me mbrojtje të fuqishme. Në minutat e fundit Besa krijoi epërsi deri në tri gola, por vendasit u kthyen dhe barazuan rezultatin në 24:24. Por pejanët ia dolën të shënojnë edhe dy herë dhe në fund rezultati ishte 26:25 për Besën.

Tre lojtarë shënuan nga pesë gola për Besën: A. Kukrika, E. Gjuka, e D. Tahirukaj. U dallua edhe portieri H. Berisha e poashtu të gjithë ata që luajtën. D. Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola.

Ndeshja u luajt para rreth 1200 shikuesve.

Hije të keqe spektaklit të finales së hendbollit, mes Kastriotit dhe Besës së Pejës, të luajtur në Ferizaj, i hodhën shikuesit e të dyja skuadrave.

Ujqit e Ferizajt dhe Besa Boys të Pejës, u përleshën në Palestër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img