20,04,2024

Bekim Brestovci afarist mjaft i suksesshëm në Aschaffenburg të Gjermanisë

Must Read
Suksesi i shumë bashkatdhetarëve anë e mbanë botës dita ditës po rezulton me shumë suksese në profesionet e tyre.

Një ndër afaristët e suksesshëm të cilin pata rastin ta vizitoja është Bekim Brestovci nga Lipjani i ardhur në Gjermani në vitin 93 i cili veprimtarinë e ti prej Afaristi e ushtron në rrethinën e Aschaffenburgut të Gjermanisë.

I kyçur në botën e afarizmit në vitin 2004, sot zotëri Brestovci në posedim ka gjithsej 11 firma me më shumë se 1000 të punësuar, ku një pjesë e konsiderueshme nga ta janë shqiptarë nga Kosova, për punën e të cilëve zotëri Brestovci flet me krenari dhe respekt.

Kompanitë e zotëri Brestovci janë të etabluara mirë në tregun gjerman dhe janë shumë të vlerësuara për korrektësinë, profesionalitetin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrojnë.

Bekim Brestovci është një intelektual i njohur e njëherit në Unionin e Bisneseve Shqiptare ushtron detyrën Drejtor Menaxhues i Unionit.

Sot zoteri Brestovci në zyrën e Unionit takoi Sami Fejzën,veprimtar i qështjes kombëtare si dhe Besnik Kelmendin aktivist i dalluar, njëherit anëtar i kryesisë së CDU për Essen.

Zotëri Fejza dhe zotëri Kelmendi u njoftuan për së afërmi për punën dhe veprimtarinë e Unionit të Bizneseve Shqiptaro—Gjermane, i cili përditë e më tepër po bëhet urë lidhëse e bashkëpunimit mes firmave shqiptare në të gjithë territorin e Gjermaninë.

Këto ditë 60 firma, anëtare të UB ishin pjesëmarrese Forumin Enonomik të Diaspores që u mbajt në Kosovë, forum ky në të cilin zoteri Bekim Brestovci,nënshkroi një kontratë me një firmë prodhuese nga Kosova, në vlerë prej më se 700 mijë euro.

Një ndër prioritetet e aktiviteteve të zotëri Bekim Brestovci dhe UB është hapja e tregut gjerman pėr prodhuesit nga trevat shqiptare gjë që do mundësonte shumė shpejt që prodhuesit vendorë të shtojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe njëherit të rrisin numrin e punëtorëve.

Eshtë kënaqsi të shohësh mergimtarëve tanë që talentin dhe profsionalizimin e tyre po e tregojnë anë e mbanë botës duke u bërë pjesë e pandashme e njerezve më të suksesshëm në shtetin në të cilin jetojnë dhe veprojnë.

Suksese ju dëshirojmë gjithë mërgimtarëve tanë, biznesmenë të suksesshëm që nuk ndalen asnjë herë duke punuar edhe në dobi të vendit të origjinës duke bërë përpjekje tani së fundi në bashkimin e fuqisë ekonomike dhe asaj intelektuale që vepron jashtë trojeve etnike,në dobi të kombit e shtetit tonë. Takimi u realizua 03.12.2018, Aschaffenburg/ Sami Fejza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img