25,04,2024

AVONET: Bechtel & Enka  po largon nga puna shqiptarët e po punëson rumunë

Must Read

Kosova, është ndër vendet me shkallën më të lart të papunësisë në Evropë. Kjo është edhe ndër shkaqet kryesore që kemi edhe shkallë të lartë të varfërisë. Përkundër këtij fakti që është me papunësinë më të madhe në Evropë megjithatë, shtetas të huaj  Kosovën po e shohin si një vend të përshtatshëm  për  punë madje edhe duke u punësuar këtu.

Sipas të gjeturave tona duke u bazuar, në të dhëna zyrtare,  rreth 1500 shtetas të huaj brenda një viti gjejnë punë në Kosovë, duke mos u bazuar në atë se mijëra të tjerë punojnë ilegalisht.

Një kontribut të tillë, në shtimin e punëtorëve shtetas të huaj, që nga viti 2010 e ka shtuar konsorciumi Bechtel & Enka, e cila ka bërë  ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Shtetasit e huaj të cilët po kërkojnë punë në Kosovë vijnë, nga shtete të ndryshme, por më së shumti janë nga Rumania, Maqedonia, Turqia, Kroacia, Shqipëria. Por ka edhe nga vende tjera si nga Amerika, Franca, Gjermania, Çekia, nga Ukraina si dhe nga vende tjera.

Ne si AVONET,  gjatë disa monitorimeve, të cilat i kemi bërë kemi kuptuar që tashmë kjo kompani së fundmi, është duke bërë  largimin e  shqiptarëve, nga puna duke e zëvendësuar me punësimin e shtetasve rumun. Kjo gjë është mjaft shqetësuese për ne pasi që një gjendje e tillë do të kontribuoj në shtimin e varfërisë,   dhe ballafaqimin   e qytetarëve tonë me problemin  e  sigurimit të ekzistencës.

Në këtë situatë,  përveç  kompanisë, Bechtel & Enka e cila po bënë punësimin e këtyre shtetasve në mënyrë ilegale, përgjegjësia bie mbi institucionet e Republikës së Kosovës cila duhet të bëjë pajisjen me leje pune të shtetasve të huaj të cilët duan të punojnë në Kosovë.

Andaj ne bëjmë thirrje që punësimet e tilla ilegale  të parandalohen dhe të mos largohen nga puna shtetasit tonë  pasi që kjo situatë çdo herë e më shumë do të  ndikoj, në shtimin e papunësisë dhe varfërisë njëkohësisht, thuhet në komunikatën lëshuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img