25,04,2024

BE: Rekomandimet e Jacques, në mandatin e ri të EULEX-it

Must Read

eulex_2095

Ka kaluar një vit prej kur ishte bërë publik raporti i “hetuesit të pavarur” lidhur me pohimet për korrupsion në misionin më të madh të BE-së në fushën e rendit dhe ligjit, misionin e EULEX-it në Kosovë.

“EEAS-si ka avancuar së bashku me shtetet anëtare të BE-së implementimin e rekomandimeve të profesorit Jacques. Mandati i ri që pritet do të ketë parasysh ato rekomandime”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është e vetmja gjë që sot në BE mund të thonë kur përgjigjen se çfarë është bërë për të zbatuar rekomandimet dhe të gjeturat e raportit të profesorit Jacques, i cili para një viti kishte bërë raport lidhur me pohimet për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë.

Pikërisht më 14 prill u mbush një vit prej kur përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, e kishte bërë publik raportin e “ekspertit të pavarur dhe të jashtëm”, siç e prezantonte BE-ja, Jean Paul Jacques, lidhur me hetimet që ai kishte zhvilluar rreth pohimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img