25,04,2024

Bashkim Fazliu propozon 2 dhjetori të shpallet DITA E RUGOVËS

Must Read

3 vite më parë kisha dërguar kërkesën zyrtare Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit të RKS që 2 dhjetori të shpallet DITA E RUGOVËS. Kjo Ditë ende nuk është zyrtarizuar në Kosovë, anipse kemi lloj-lloj datash zyrtare psh si 9 maji që nuk ka kurfarë lidhje me Kosovën. Ashtu edhe sikur në rastet tjera, duket se vetëm se pse kjo iniciativë konkrete ka ardhur dhe është ideuar nga unë, ka njerëz që për inate personale nuk e përkrahin. Deri kur me këso mentaliteti?

Mos të harrojmë një fakt: është duke ardhur një brez i ri i cili nuk ka kurfarë lidhje as me Rugovën e as me Adem Jasharin. Prandaj na takon neve që brezave që vijnë t’u lëmë shenja të njerëzve që kanë dhënë gjithçka për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, duke shenjuar Data të tyre. Ne një ditë nuk do të jemi fizikisht këtu, por datat do të jenë të ngulitura në kalendarin tonë kombëtar. Prandaj shfrytëzoj rastin edhe njëherë për t’u bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zyrtarizojnë DITËN E RUGOVËS.

Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni
21 janar 2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img