19,04,2024

Bashkim Fazliu arsyetohet për etiketimet e bëra

Must Read

Me konfirmimin e listave për kandidat për të parin e Ferizajt, Bashkim Fazliu filloi me një sërë etiketimesh. Së pari filloi teë kërkroi votën e sheherlive duke aluduar se komuna e Ferizajt mjaft është udhëhequr nga katunarët. Më vonë Fazliu këtë e ngushtoi vetëm kundër kandidatëve për kryetar komune.
Pas shumë shkrimeve se Ferizajn duhet ta udhëheqin sheherlit ai tani ka ndërruar strategjinëdhe ka kaluar në një fushatë të re, kritikon vetëm kundërkandidatët e tij.
Shkrimin për sqarimin e etiketimeve të Fazliut ndaj kundërkandidatëve të tij në këtë parafushatë elektorale të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

SQARIM PËR ETIKETIMET E MIA TË DREJTA
Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,
Kohëve të fundit e keni vërejtur se jam detyruar të përdori terma të ndryshëm me të cilat i jam drejtuar ekskluzivisht 7 kundërkandidatëve të mi për kryetar komune në Ferizaj. Dua të sqaroj edhe njëherë se çdo ETIKETIM i deritanishëm dhe në vazhdim, është EKSKLUZIVISHT VETËM për KUNDËRKANDIDATËT E MI për KRYETAR të FERIZAJT!
KËRKOJ FALJE NËSE ndonjë QYTETAR është PREKUR nga ky etiketim, që në ASNJË MËNYRË nuk i është drejtuar atyre por VETËM 7 KUNDËRKANDIDATËVE të mi. Kur përmend LAKNAGJI, KONDUKTER, ARAGJI etj., jam duke aluduar vetëm në Agimin, Muharremin, Fatonin, Xhavitin dhe kandidatët tjerë, të cilët i kanë këto veti. Edhe kur përmend, kandidatët katunar e kam jo vetëm për proviniencën, por edhe për mentalitetin e tyre të 7 kundërkandidatëve të mi. Dhe këto janë më të paktat nga ato që do t’i DEMASKOJ tutje gjatë ditëve e javëve në vijim. Duke qenë se vetë jam një punëtor i pandalshëm dhe çdo gjë që kam arritur në jetë e kam arritur me djersë e punë, unë e çmoj kontributin e secilit punëtor në secilën fushë, që është jetik për funksionimin e tërë shoqërisë sonë. Ndërsa, nuk kam të njejtin respekt për të gjithë 7 kundërkandidatët e mi! Prandaj, ndaj tyre, ndaj kundërkandidatëve të mi do t’i përdor të gjitha mundësitë për t’i demaskuar ata para votuesve, para qytetarëve tanë – para juve. Pastaj se çfarë vendosni ju, nuk më intereson! Ai është problem dhe përgjegjësi e juaja!
Për fund, kundërkandidatët e mi nuk janë në asnjë nivel të denjë të jenë në garë me mua, pasi ata bazohen vetëm në partitë e tyre, ndërsa unë bazohem në kontributin tim të pandalshëm kombëtar dhe intelektual, duke i tejkaluar moti kohë edhe kufijtë kombëtar. Dallimet tona janë aq të mëdha saqë ata nuk janë aq të arsimuar e të mençur sa t’i kuptojnë!
Bashkëqytetarë të mi, Ju falenderoj për mirëkuptim!
Migjen Fazliu-MIGJENI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img