29,03,2024

BASHKË-THEMELUESI I BITCOIN I KA SHITUR TË GJITHË BITCOINAT E TIJ

Must Read

Duke parë rritjen e vlerës së Bitcoin këtë vit, është vështirë të kuptohet pse dikush do të humbte besimin në këtë monedhë virtuale.

Por, ajo që mund t’i brengosë tani investitorët potencial është se njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Bitcoin tashmë e ka humbur besimin në këtë monedhë.

Emil Oldenburg, bashkë-themeluesi i uebfaqes Bitcoin.com e ka pranuar se është skeptik rreth rrugës të cilës është duke shkuar monedha virtuale.

Oldenburg madje ka shkuar aq larg sa që i ka shitur të gjithë bitcoinët e tij dhe ka riinvestuar në Bitcoin Cash (BCH), pasi beson se kjo monedhë ka një të ardhme më të ndritur.

“Do të thosha se të investosh tani në Bitcoin është investimi më i rrezikshëm që mund ta bësh. Ekziston një rrezik shumë i madh”, tha ai në një intervistë me uebfaqen suedeze të teknologjisë, Breakit.

“Unë i kam shitur të gjithë bitcoinët e mi dhe kam kaluar në Bitcoin Cash”, tha ai. Dy prej problemeve me Bitcoin që e kanë bërë Oldenburg ta braktisë atë janë kostot e larta të transaksioneve dhe koha e konfirmimeve – me tarifat që po dyfishohen çdo tre muaj dhe me kohën mesatare të transaksioneve që shkon deri në 4.5 orë për t’u konfirmuar.

Dhe është vetëm një sasi e limituar e transaksioneve që mund të bëhen për sekondë në rrjetin e Bitcoin, thotë Oldenburg, që e bën Bitcoin ekstrem të rrezikshëm.

Ai ka thënë se sa më shpejt që poseduesit e Bitcoin t’i shohin këto probleme, do të fillojnë t’i shesin ata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img